Paris Hilton i jep fund lidhjes me Banji Madden

Paris Hilton i ka dhene fund edhe nje tjeter lidhjeje. Historia me Benjamin Madden tashme quhet e arkivuar, tha nje burim i afert me Hilton per revisten “People”.
Cifti eshte ndare disa dite me pare, pas nente muajsh. "Paris eshte e trishtuar nga ndarja, por ajo dhe Benji jane shume te ndryshem dhe nuk kerkojne te njejtat gjera nga jeta. Benji ishte besnik, por erdhi momenti per t’i dhene fund”, vazhdon burimi.
Per momentin asnje nga dy protagonistet nuk ka bere komente. Disa dite me pare Hilton ishte fotografuar me ish te dashurin Stavros Niarchos ne Miami. Nuk dihet nese fotot kane qene shkak per ndarjen, por miqte e Paris siguruan se mes tyre ka vetem miqesi.