E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri:Ligji për skafet, shkel kushtetutën

Partia Socialiste ka reaguar pas zgjatjes se moratoriumit të skafeve nga qeveria. Deputetit i PS-së Sajmir Tahiri në një konferencë për shtyp theksoi se ly ligj shkel në mënyrë flagrante kushtetutën e vendit.
"Vlerësojmë se ky projektligj shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, duke cenuar vetë thelbin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në mënyrë të pamotivuar përpjesëtimisht me gjendjen që ka diktuar rinovimin e moratoriumit për skafet" theksoi Tahiri.
Sipas tij argumenti se gjoja nëpërmjet këtij ligji parandalohen veprat penale të lidhura me trafikun e paligjshëm detar, jo vetëm nuk qëndron, por edhe sikur të justifikohej në vitin 2006, tani nuk mund të justifikohet përsëri.
"I kërkojmë Presidentit të Republikës të mos dekretojë projektligjin për moratoriumin e skafeve, jo vetëm pse është një projektligj absurd dhe unikal që nuk ekziston askund në botë, por sepse shkel plotësisht të drejtët dhe liritë e njeriut të njohura nga Kushtetuta" theksoi Tahiri duke shtuar se në të kundërt, Partia Socialiste do kërkojë menjëherë nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të këtij ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›