Berisha drejt Polonisë, do marrë pjesë në varrimin e Kaczynskyt

Kryeministri Sali Berisha po përgatitet të niset drejt Polonisë. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynsky.
Berisha po bën përgatitjet e fundit për të udhëtuar me makinë fillimisht në Varshavë e më pas drejt Krakovës ku do të zhvillohet varrimi.
Më herët, kreu i shtetit Bamir Topi anuloi vizitën e tij në Poloni pasi nuk mund të udhëtonte me avion për shkak të hirit vulkanik në Islandë.