Kongresi i PS, Rama: Gati programin për të qeverisur vendin
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, duke i referuar Kongresit të Partisë Socialiste, i cili pritet të mbahet në 5 nëntor, u shpreh optimist duke vlerësuar se opozita tashmë ka një platformë, e cila do e dërgojë PS-në drejt fitores.
Këto deklarata Rama i bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ripërsëriti edhe njëherë politikën e dorës së shtrirë që opozita po ndjek për të bashkëpunuar me mazhorancën.
“Dua të falënderoj grupet e punës të cilët kanë ndihmuar në dy draftet e Kongresit. Bazuar në dy produktet që tashmë janë gati jam entuziast. Kemi në dorë dy instrumente që do shkojmë drejt fitores. Do i japim shqiptarëve program bazë me të cilin do fitojmë. Përmes risive do japin një mundësi të re për të forcuar Partinë Socialiste”,- u shpreh Rama.
Kreu i PS-së akuzoi kryeminsitrin Berisha, i cili nuk pranon propozimin e PS-së për heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë dhe energjinë elektrike, ndërkohë që theksoi se PS do të vijojë të këmbëngulë deri në heqjen e TVSH-së.
“Propozimi ynë për heqjen e taksës, për ushqimet, dritat dhe fermerët ka ngjallur interes. Do e ngrejme zërin fort dhe do u themi të mirat që ka për çdo familje shqiptare. Me këto masa radikale të domosdoshme ujla e kostos do jetë shume e ndjeshme. Dua të sqaroj që këto që propozojmë nuk kanë lidhej me akuzat e Saliut që nuk ja ndjen hic. Këto janë masa për ata që paguajnë 20 % për çdo kafshatë bukë. Taksat duhen hequr dhe ne do i heqim”,- nënvizoi Rama.
Kryesocialisti Rama e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e Partisë Demokratike në tryezën për reformën në drejtësi që opozita i bëri mazhorancës.
“Mungesa e pajustifikueshe, por më e pajustifikueshme ishte shprehja e deputetëve të komisionit të ligjeve të PD-së, të cilët dhanë dje një mesazh të shëmtuar. Ne do të vijiojmë politikësn e dorës së shtrirë, do vijojmë të jemi zëri dhe forca e së ardhmes. Statusi i kandidatit është provë e kësaj garancie. Ne do japim ndryshimin përmes mesazhit Shqipëria si gjithë Europa”,- theksoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Kongresi i PS, Rama: Draftet tona rruga drejt fitores