E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama po kthen institucionet e shtetit në "Partiçka"

TIRANË - Kryeminsitri i vendit Sali Berisha ka akuzuar kreun e shtetit se e ktheu ligjin e mbetjeve për qëllime politike. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se ata që ndjekin “Aleancën e Plehut” do e gjejnë veten të dëshpëruar.

“Shfrytëzoj mbledhjen për tu ndalur në një moment të vecantë, të kthimit të ligjti për menaxhimin e mbetjeve nga presidenti i Republikës, në Parlament, Kushtetuta e vendit përcakton në mënyrë të qartë të drejtën dhe kopetencën e Presidentit për të firmosur, ose për të kthyer ligjet, në këtë kontekst ne kemi trajtuar dhe do trajtojmë në mënyrë Kushtetuese çdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit, votuar në Parlament nga Presidenti i Republikës. Dua të them, se qëndrimi ndaj këtij ligji, është në alfa tek omega politike. Në Aleancën e Plehut, ata që mashtrojnë shqiptarët do ta gjejë veten të dëshpëruar.” - theksoi Berisha.

Berisha akuzoi këundërshtarët politk se po përdorin ligjin e mbetjeve për të fituar vota.

“Ju them zotrinjve që flasin me pasion për mjedisin, se të fillosh dy vjet më parë fushatën për të krijuar partinë e Aleancës së Plehut dhe të katandiset gjer tek mbetjet është mjerim i madh politik. Asnjë nuk e dënoi këtë, sepse këta rrëmojnë në plehra për të gjetur vota. Unë ju them, se nëse i shtroni cështjen në këtë mënyrë, pushteti juaj nuk kthehet më kurrë, ai i përket plehut të histrorisë. Nëse ju keni probme për mjedisin thoni çdo gjë konkrete, nëse keni hallin tek votat, Aleanca e Plehut është e shkuara” - nënvizoi Berisha.

Kryeministri i vendit duke sjellë në vëmendje marrëveshjen e asocim stabilizimit të nënshkruar në 2006, theksoi se BE nuk mund të bëjë një ligj të vecantë për të gjitha vendet dhe se Shqipërisë i duhet të repektojë këtë angazhim. Ndërkohë, Berisha sqaroi përmbajtjen e ligjit për importimin e mbetjeve.

“Në këtë ligj është përcaktuar se nga mbetjet e parrezikshme nga rreth 300 gjithsej do të importohen 50. E dyta, mbetjet që importohen në ligjin që keni votuar theksohet se nuk mund të importohen për ruajtje. Mund të importohen për procese të cilat duhet ti nënshtrohen. Kjo është fakti, se anëtarët e Alenacës së Plehut, që duan të nxjerrin vota nga plehu, jua fshehin qytetarëve dhe u fshehin mashtrimin e tyre”, -sqaroi Berisha.

RAMA: PËRDHOS KUSHTETUTËN PËR TË ARDHUR NË PUSHTET
Kryeminsitri Berisha ka reaguar ashpër ndaj kreut të Partisë Socialiste Edia Rama, duke e akuzuar se pordhos Kushtetutën për të arritur qëllimin e tij politik.

“Kushdo mund të krijojë parti, por askush nuk ka të drejtë të përdhosë Kushtetutën në funksion të kreut të opozitës sepse kështu mendon që mund të vijë ne pushtet. Me këtë projekt vetëm sa na shton vota, por dëmi që ju bëhet institucioneve, shëmtia që ju bëhet është i pamerituar”,- nënvizoi Berisha.

Berisha akuzoi kreun e opozitës se po kthen institucionet në parti të vogla, por sipas kryeministrit përpjekja e tij do fuqizojë më shumë mazhorancën.

“I them Ramës i cili ka faktuar se nuk nxjerr mësime, kjo nuk është mënyra e ardhjes në pushtet, nësë ti mendon se duke i shndërruar në parti institucionet e pavarura, vecse e fuqizon më shumë mazhorancën, institucionet kushtetuese nuk janë as të tuat as të miat, por të gjithë shqiptarëve, janë të votuara mbi ligje të respektuara dhe që janë mbi të gjitha palët, nuk mund të gjesh ti shpëtim bazuar në disa akte se s'ka shqiptar që i kapërdin. Shqiptarë presin alternativa ti ju paraqet antialternativa”,- akuzoi Berisha.

CENSUSI, BERISHA: U MBYLL ME SUKSES
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se procesi i censusit 2011 u mbyll në mënyrën më dinjitoze, të saktë dhe transparente. Deklarata e kryeministrit u bë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

“12 mijë regjistrues kanë bërë punë të madhe dhe kolosale. Se janë regjistrua edhe shtëpitë. Pra brenda një kohe që të cakuar këto të dhëna do të administrohen, shpresoj që INSTAT ti publikojë ato në kohën e parë të mundshme pas trajtimit të tyre më serizoze, ky regjistrim do bëjë qeverinë për politika më të drejta. Do ndihmojë qeverinë për një vizion më të qartë në interesin më të mirë të qytetarëve”,- theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se ata që ishin kundër regjistrimit kishin si qëllim fshehjen e pasurisë së tyre.
“Ata të cilët vërtiten kundër tij rezultojnë se kanë pasur një qëllim të vetëm, të fshehin pasuritë e tyre, një grusht i vogël i parëndësishëm i identifikuar plotësisht, por që rrezes së tanparencës nuk mund ti shpëtojnë sepse rezulton qartësisht frika nga pasuria e tyre ka qenë shkaku kryesori i fushatës që ata bënë dhe morën shpërblimin që merituan.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Kreu i KLSH, Berisha: Topi nuk u konsultua me Parlamentin Wolfarth: Kthimi i ligjeve e drejtë Kushtetuese e Presidentit VIDEO: Berisha: Rama po kthen institucionet e shtetit në "Partiçka"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›