E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS-se PD Rama do qe te harrohet bojkoti

Tirane 4 nentor 2011 NOA- Nje dite perpara Kongresit te PS-se Partia Demokratike ka deklaruar arsyeja e vertete pse Rama e ka thirrur eshte te terheqe vemendjen nga bojkoti i PS-se.

Partia Socialiste do te mbaje kongresin i cili do te hyje ne histori si Kongresi i bojkotuar nga baza dhe kongresi i delegateve te zgjedhur me gisht nga Z. Rama.  Kjo eshte disfata me e madhe ne 20 vitet e fundit te ekzistences politike se PS-se.  Ne nuk duhet te befasohemi nga pesha dhe rrethanat nen te cilat po mbahet ky kongres por qytetaret nuk duhet te mashtrohen tha ne nje prononcim per shtyp Albana Mustafaraj zedhenese e PD-se.

Sipas demokrateve ky kongres do te kerkoje te heqe vemendjen nga historia e deshtuar e Rames dhe humbja e tij ne 8 Maj ku ai mori 141000 vota me pak se shumica.

Ky kongres kerkon te heqe vemendjen nga z. Rama dhe blokmenet e rinj qe e futen PS-ne ne kuti te votimit per te mbrojtur karrigen e kryetarit te tyre.

Ky kongres kerkon qe te heqe vemendjen nga historia izoluese e PS-se nga perpjekjet e tyre per te bllokuar levizjen e lire pa viza te shqiptareve ne Europe.

Ky kongres kerkon qe te heqe vemendjen nga bojkoti qe PS i ka bere Parlamentit per vite me rradhe dhe veprimet e tyre per te bllokuar integrimin dhe progresin e Shqiperise tha Mustafaraj.

Nepermjet zedheneses selia blu deklaron se ajo cka duan qytetaret eshte qe te degjojne arsyen se pse PS-ja nuk ka ndermarre asnje veprim te vetem konkret e te mundshem qe te permiresoje jeten e qytetareve te votoje ligjet e pakundershtueshme qe kerkojne 3/5.

Deri tani nuk kemi degjuar asnje kundershtim te qenesishem se pse PS-ja nuk i voton ligjet dhe te zbatojme rekomandimet nderkombetare per te luftuar terrorizmin dhe pastrimin e parave

A e kundershtron PS-ja perditesimin e Kodit Rrugor i cili lejon perdorimin e tekonologjise se fundit dhe garanton sigurine e drejtuesve te automjeteve

A i kundershton PS-ja perpjekjet per te miratuar rekomandimet nderkombetare per ndalimin e korrupsionit te zyrtareve shqiptare

A e kundershton PS-ja ligjin i cili permbush detyrimet tona ndaj Organizates Boterore te Tregtise per te mbrojtur te drejtat pronesore industrial

Keto jane pyetjet per te cilat neser nuk do te kemi pergjigje.  Ajo qe do te degjojme neser nga z. Rama kryetari i cili udheheq me aftesi te rralle PS-ne nga deshtimi ne deshtim eshte paraqitja para delegateve te zgjedhur prej tij me gisht e programit te humbjes se ardhshme te PS-se.  Disfata vazhdon te flasesh eshte gje e lehte.  Veprimet jane ato qe sjellin ndryshim deklaroi Mustafaraj.

a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›