Kongresi i PS-së, autobusi drejt etërve

Gjatë mbledhjes së grupit, Berisha tha se opozita po drejtohet në rrugën e etërve të tij.
“Majlinda, Kongresi në fakt ajo që mund të përmblidhet, autobusi po ecën para drejt etërve. Unë dua t’i garantoj se nuk do të ketë në atë drejtim as etër dhe bij, sepse shqiptarët janë ndarë nga ajo kohë. Topalli tha se ishte Kurban-Kongresi, meqë ajo përkonte edhe me Natën e Kurban Bajramit, por nuk është ashtu. Në doktrinë, Kurbanin duhet të ta pranojë i Gjithëfuqishmi, ti mund të mendosh por nuk të pranohet. Në listën që ka shanse të pranohet, UFO-t janë të përjashtuara 100%, z, Ufo nuk pranohet”, tha kryeministri.
Skeleti i ekonomisë i pa ndryshuar
Duke folur për buxhetin e vitit të ardhshëm, Berisha tha se ky buxhet do të jetë më i madhi që qeveria ka paraqitur dhe që deputetët kanë votuar deri më sot, teksa ka shtuar se në këtë buxhet, zëri kryesor do të jenë prioritetet e mazhorancës. Ai theksoi edhe një herë, se sistemi makroekonomik i vendit nuk do të ndryshojë, duke nënvizuar se ai ka treguar rezultate mjaft të mira. “Në këtë kontekst, jemi dakord që skeleti makroekonomik, do të respektohet me çdo kush, pra ruajtja e treguesve makroekonomik në nivele të shpallura nga qeveria dhe të pranuara si të shëndetshme, përbën një përparësi absolute për ne”, theksoi Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, kur PD-ja erdhi në pushtet, borxhi publik ishte 72%, ndërsa kreditë përdoreshin për pagesën e rrogave dhe pensioneve. “Ne në sajë të reformave ja kemi dalë që duke ulur borxhi nën 60%, duke mbajtur një deficit buxhetor të standardeve më të mira të Bashkimit Evropian, duke pasur një nga inflacionet më të kontrolluara të BE-së, ja kemi dalë të dyfishojmë rrogat dhe pensionet si dhe të asfaltojmë mbi 9 mijë metra”, shtoi ai.
Sipas Berishës, edhe këtë vit, Shqipëria do të listohet në më të pakta vende që do të rriten rrogat dhe pensionet. “Nga vjet deri sivjet, fatura e pensioneve rritet me 80 milionë dollarë më shumë se vitin e kaluar. Sërish vështirësitë e pensionistëve janë serioze, por çdo njëri prej tyre e ka të qartë rritjen e pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë”, tha gjithashtu.
Ai paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë rritje taksash. “Ky model ka si shtyllë kryesore këtë sistem taksash të ulëta që kemi vendosur. Renditemi në të paktat vende që nuk ka rritje papunësie. Garantoj biznesmenët se nuk ka dhe nuk do të ketë rritje taksash. Sistemi ynë është sistem suksesi, i konfirmuar tashmë nga të gjithë institucionet. Në këtë buxhet janë pakësuar shpenzimet operative”, tha ai.
1.5 miliardë euro për asfaltimin e rrugëve
Pas rrogave dhe pensioneve-vijoi kryeministri- mbështetje do të ketë infrastruktura. “Shqipëria po shkon drejt finishit të infrastrukturës më të re në rajon. Ju garantoj asfaltimin e çdo rruge në komuna e fshatra. Duhen jo më shumë se 1.5 miliardë euro. Në një vit kjo nuk mund të bëhet, por në dy ose tre vite është 100% e realizueshme. Të gjitha të ardhurat nga privatizimet do të shkojnë në infrastrukturë. Ato nuk janë parashikuar në buxhet. Sapo të realizohen ato do të vijnë në Parlament për destinacionin”, shtoi ai.
“Udhëtime” pafund në rrjet!
Një përparësi tjetër për vitin e ardhshëm, duket se do të jetë edhe teknologjia e informacionit. “Kur e shpallëm këtë nismë, patëm ironi, kur në 2011 në raportin global të Davosit, Shqipëria e dyta në botë për indeksin e gatishmërisë së shpejtësisë së rrjetit. Sot ne jemi në nivelin mesatar të Evropës. Do të kapim nivelin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ju garantoj se është më i madh se çdo monument mbi tokësor që mund të ndërtojmë”, tha gjithashtu.
Taksë për prodhimet bujqësore të jashtme
Për sa i përket investimeve në bujqësi, Berisha premtoi se do të mbillen 250 milion rrënjë arrorë dhe ullinj. “Janë të gjithë mekanizmat për të dyfishuar burimet. I garantoj fermerët se asnjë produkt i vetëm ushqimor i hyrë në këtë vend, apo që përdoret për të prodhuar produkte të tjera ushqimore nuk do të mund t’i shpëtojë tatimit të merituar. Ne do t’i mbrojmë. Njerëz të vuajtur dhe sakrificave. Mjerë ata që tentojnë t’i gënjejnë!”, tha më tej. /S.Lleshi/Start/
2011-11-07 13:59