E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca shpall planin për kursimin e 100 miliardë eurove

Zyrtarët thanë se plani i shpallur të hënën, parashikon të kursejë 9.6 miliardë dollarë në vitin 2012, të ndjekura nga 16 miliardë dollarë në vitin 2013.

“Ka ardhur koha që Franca të rrisë përpjekjet. Së bashku me Presidentin, ne kemi vetëm një qëllim: të mbrojmë popullin francez nga shumë vështirësi me të cilat po përballen shumë popuj evropianë tani”, theksoi kryeministri i Francës, Francois Fillon.

“Unë besoj se qytetarët tanë janë tashmë të vetëdijshëm për rreziqet që borxhet përbëjnë për jetesën dhe në të ardhmen tonë...Falimentimi nuk është më një term abstrakt. Sovreniteti ynë financiar, ekonomik dhe social kërkon përpjekje të zgjatur kolektive, e madje edhe sakrifica”, shtoi ai./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-07 15:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›