E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Lacio dhe Udineze në krye

Shtyrja e sfidës së shumë pritur të javës në Serinë A, Napoli-Juventus, për shkak të motit të keq, bëri që vëmendja të përqendrohet tek Lazio dhe Udinese, të cilat me anë të fitoreve, të dielën kanë kaluar në krye të renditjes.

Skulli i dha fitoren 1-0 lacialëve në minutën e 85 të takimit, në ndeshjen e zhvilluar në Romë ndaj Parmës, ndërsa Udinese ka fituar 2-1 ndaj Sienës falë golave të Basta dhe Di Natale.

Vetëm një pikë pas tyre renditet Milani, që mund Katanian 4-0 dhe feston fitoren e pestë radhazi. Për kuqezinjtë shënojnë Ibrahimoviç me 11- metërsh, Robinho, Lodi (autogol) dhe Zambrota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›