Greqi, Samaras pas takimit me Papulias: Të largohet Papandreu
ATHINË-Edhe sot një ditë e ngarkuar me zhvillime politike në Greqi, në përpjekjet për të gjetur konsensusin mbi një qeveri koalicioni. Takim Samaras-Papulias. Mbledhje qeverie nën drejtimin e kryeministrit Papandreu.
Ora 13:20 - Përfundoi takimi Samaras-Papulias, nga ku kreu i konservatorëve doli me të njëjtin qëndrim të prerë duke kërkuar dorëheqjen e Papandreut, me qëllim që situata të cbllokohet. Samaras tha se është i gatshëm të japë ndihmën e tij, por jo me Papandreun në krye të negociatave për qeverinë e koalicionit.
Ora 13:00-Filloi në ora 13 00 një takim mes kryetarit të opozitës konservatore, Antonis Samaras dhe presidentit Papulias, takim që zhvillohet pas refuzimit të Samaras për t’u bërë pjesë e procesit të krijimit të një qeverie koalicioni.
Samaras deklaroi në takim se ekziston një atmosferë ankthi në popull dhe se është e domosodoshme që ne të japim si brenda vendit ashtu edhe te partnerët ndërkombëtarë, mesazhin er qëndrueshmërisë. Presidenti Papulias theksoi se populli është duke pritur një zgjidhje.
Ky takim zhvillohet nën vëmendje të vecantë, sepse shihet si shpresë për kapërcimin e ngërcit të rrezikshëm, ku vazhdon të futet politika.
Megjithë zhvillimet u fundit politike që i hapën rrugën krijimit të një qeverie koalicioni e megjithë interesin ndërkombëtar që ky proces të kryhet sa më shpejt për të shkuar drejt ratifikimit të marrëveshjes së kredisë, Samaras nuk kthen qëndrim por këmbëngul në zgjedhjet.
Zëdhënësi i qeverisë Elio Mosialos i bëri thirrje mbrëmë kreut të opozitës konservatore dhe gjithë partive të tjera, për të treguar frymë konstruktive dhe konsensusi.
Ai siguroi se “kryeministri Papandreu nuk ka vënë kushte për të udhëhequr një qeveri të bashkëpunimit”.
Në përgjigje të deklaratave të Samaras, zëdhënësi i qeverisë bën të qartë se “kryeministri e ka përsëritur disa herë publikisht se nevoja e bashkëpunimit ka vetëm një qëllim, për t’iu shërbyer interesave kombëtare”.
Pasdite në ora 16 00 Papandreu mbledh kabinetin qeveritar.
Ndërkaq vazhdon tronditja që shkaktoi në tregjet financiare dhe në skenën politike evropiane, deklarata e Papandreut mbi një referendum kombëtar, për një marrëveshje që mendohej se ishte siguruar, edhe pse votimi u anulua disa ditë më vonë.
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso pranoi se "është e mundur që Greqia të përfundojë jashtë Eurozonës", por theksoi se "ishte në interesin e saj të mos largohej. Në fund, varet prej grekëve, nëse janë ose jo në gjendje, të zbatojnë vendimet e marra së bashku," tha ai.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se "mund të duhet një dekadë për zgjidhjen e krizës së borxhit dhe se kjo mund të bëhet vetëm duke vendosur kufizime ligjore mbi borxhet e vendeve në krizë".
"Të gjithë në Evropë duhet të bëjnë përpjekje për të arritur gjithçka që është e nevojshme," tha ajo në komentet e postuara në faqen e saj.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qytetarët grekë kërkojnë konsensus, jo zgjedhje