Kongresi i PS, sot vijon procesi i numërimit
TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës, ndërsa diten e sotme pritet te vijohet me procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare . Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.
1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.
Ndërkaq vetëm 30 minuta pasi Kongresi i PS mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale të rrjetit social Twitter. Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur, dhe dha dhe disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.
“Ky është kongresi më i bukur qëkur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi!” “Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe!”,- shkruajti pas përfundimit të Kongresit ditën e djeshme, në faqen e tij personale në internet, kreu i PS-së, Edi Rama.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kongresi, Rama: PS, derë e hapur. Blushi: Më në fund kthyem majtas Blushi: PS ktheu majtas. Shoferi futi autobusin në rrugë të drejtë PD: Kongresi i PS, Reality show, ku Rama bën ‘terapi grupi’