E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i XX i PPE, Franko Fratini: Shqipëria meriton më shumë nga BE – progresi është i dukshëm

08-12-2011 / Gazeta 55

Kryediplomati italian dhe një nga zërat vendimmarrës të Brukselit, Franko Fratini, i kushton një hapësirë të gjërë në fjalimin e tij gjatë Kongresit të XX të Partisë Popullore Evropiane në Marsejë të Francës ku është i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, kursit të integrimit Evropian të Shqipërisë. Sipas tij, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në realizimin e reformave dhe në zbatimin e atyre reformave që ka premtuar të realizojë. Në këtë sens Fratini ka kërkuar më shumë vëmendje nga Brukseli. “Mendoj se e rëndësishme këtej e tutje është vazhdimi i zbatimit të planit të reformave. Mendoj se Shqipëria meriton besimin e Bashkimit Europian. Edhe më herët kam theksuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë bashkëpunimi politik mes grupeve kryesore politike, të cilat ndihmojnë që të funksionojë dhe parlamenti dhe kjo është gjëja e duhur që do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin europian”- u shpreh ministri i jashtëm italian, Fratini. Gjithashtu, ai u bën thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën pasi sipas tij, bashkëpunimi do t’u sjellë edhe suksesin e integrimit dhe duhet të kihet parasysh se integrimi është në interesin e të gjitha palëve. Frattini, jep edhe mbështetjen e vendit të tij në rrugën e integrimit duke thënë se, “Italia është një mbështetëse e plotë e integrimit të Shqipërisë, ne po presim raportin përfundimtar por Shqipëria e meriton që të jetë sa më shpejt një anëtare e BE me të drejta të plota”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›