E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi vriten kater separatiste

Policia ruse informoi se katër separatistë janë vrarë në Republikën e Dagestanit në Kaukazin verior, ndërsa tre policë janë plagosur mesditën e sotme.

Separatistët ishin të rrethuar nga forcat e rendit që prej dy ditësh në një banesë dhe ata mbetën të vdekur në tentativë për të çarë rrethimin.

Dy prej të vrarëve figuronin në listën e shumëkërkuarve të policisë ruse. Ata akuzoheshin për vrasje apo grabitje të armatosur.

Disa ditë më parë, dy individë dhe një polic mbetën të vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Makhaçkala, kryeqyteti i provincës. Separatistët islamikë të Dagestanit luftojnë prej vitesh me autoritetet e Moskës për të fituar pavarësinë prej Federatës Ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›