E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani Fletevotimet do te fillojne te asgjesohen nga 10 janari

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi ne Tirane se fletet e votimit te zgjedhjeve te pergjithshme do te asgjesohen duke filluar nga 10 janari.Zoti Ristani tha ne nje interviste me korrespondentin tone Ilirian Agolli se KQZ i dha partive kohen e mjaftueshme te gjenin nje kompromis mbi hetimin e tyre por ato nuk gjeten dot mirekuptimin. Tani afatet per organizimin e zgjedhjeve vendore jane ngushtuar mjaft - tha zoti Ristani - dhe per KQZ eshte detyrim ligjor pastrimi i kutive te votimit dhe organizimi i zgjedhjeve te 8 majit. Ai u beri thirrje partive politike qe te bashkepunojne ngushte me KQZ per mbarevajtjen e zgjedhjeve.

Zoti Ristani Sapo ka hyre janari dhe pas kater muajsh mbahen zgjedhjet e pushtetit vendor. Ne cfaze jane aktualisht pergatitjet e ketyre zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve

Arben Ristani Me daljen e dekretit te Presidentit ne shtator te vitit te kaluar menjehere Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi punen per organizimin e ketyre zgjedhjeve. Konflikti politik lidhur me kutite e votimit na detyroi ti shtyjme disa nga fazat e pergatitjeve dhe e kemi goxha te ngeshur kohen si pasoje e ketij konflikti. Megjithate jemi duke mbaruar buxhetin mbasi u mor edhe vendimi per pastrimin e kutive te votimit qe ishte nje hallke e domosdoshme ne pergatitjen e buxhetit. Besojme se nga data 10 janar ne do ta mbyllim kete faze dhe pastaj do te vazhdojme hapat me radhe sipas nje grafiku pune i cili eshte miratuar me perpara per pergatitjen e zgjedhjeve. Me daljen e buxhetit do te fillojne tenderimet per te krijuar infrastukturen e zgjedhjeve dhe ngritja e komisioneve sipas afateve qe ka percaktuar nje mbledhje e meparshme e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Zoti Ristani Si rralle ndonjehere mbledhja e fundit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ishte mjaft e tensionuar. Pikerisht mbledhja ku moret nje vendim per te asgjesuar apo pastruar kutite e votimit ne pergatitje te zgjedhjeve te ardhshme. Cili eshte komenti juaj per nje pjese te anetareve te cilet e braktisen mbledhjen

Arben Ristani Mbledhja ishte teresisht teknike e ligjore nje mbledhje rutine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve por qe nuk i shpetoi dot reflektimit te konfliktit politik edhe ne K.Q.Z. Duhet te theksoj qe ne antaret e Komisionit vertet jemi propozuar dhe zgjedhur nga politika por jemi zgjedhur nga radhet e profesionisteve te pavarur. Asnjeri nga ne nuk ka lidhje direkte me politiken me perjashtim te propozimit qe politika beri dhe ligjerisht duhet te reflektojme paanesine dhe ndershmerine ne punen tone. Ajo qe ndodhi heren e fundit ne mbledhjen e Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per mendimin tim ishte reflektim i konfliktit poltik. Megjithate argumenti i dy anetareve te K.Q.Z-se te cilet u larguan nga mbledhja ishte i pabazuar ne ligj. Gjate gjithe fjales se tyre ata nuk iu referuan argumentave ligjore gje qe per mua eshte njeanshmeri politike. Po keshtu edhe perfaqesuesi i Partise Socialiste prane K.Q.Z.-se edhe pse kerkoi doreheqjen time si kryetar perseri argumenti nuk ishte ligjor por ishte argument politik. Jemi ne nje institucion qe duhet te veproje vetem ne baze te ligjit dhe me paanshmeri politike. Per sa kohe argumentat te jene vetem politike une besoj qe nuk i sherbejne K.Q.Z.-se. Ne punen tone duhet ti referohemi ligjit.

Zoti Ristani Ju jeni shprehur se i dhate kohe politikes per te gjetur kompromis mbi hetimet duke e shtyre disa here vendimin per asgjesimin e e fleteve te votimit

Arben Ristani Po. Dhe kjo ishte pasoja qe pati K.Q.Z.-ja ne tere kete histori. Besoj kam qene konseguent ne qendimin tim ne menyre te vazhdueshme qyshkur mbaruam zgjedhjet e kaluara. Kam deklaruar qe fundi i fleteve te votimit do te jete ai qe percakton ligji pra ato do te digjen. E shtyme kete vendimmarrje pas daljes se dekretit te presidentit dhe ashtu sic e kishim paralajmeruar menjehere mbasi doli dekreti i presidentit njoftuam nje mbledhje te K.Q.Z.-se per te pastruar kutite. Politika na kerkoi qe ta shtynim kete vendimmarrje ne menyre qe tu jepnim atyre kohe te gjenin nje konsensus. Une votova kunder ne ate mbledhje sepse nuk ishte ligjore e gjitha. Duhej patjeter qe ne te mbaronim pune dhe te mos vendoseshim ne veshtiresi te tilla sic jemi per shkak te kohes. Megjithate jemi qytetare te ketij vendi dhe nuk duhet ta perjashtojme veten nga keto ndjeshmeri politike. Lame kohen e mjaftueshme deri ne perfundim te sesionit parlamentar por parlamenti sic dihet u mblodh dhe nuk vendosi qe ta ngrinte komisionin hetimor. Ne keto kushte konsideruam se politika i kishte dhene fund ketij konflikti dhe sna ngelej gje tjeter vecse te zbatonim ligjin dhe te ecnim perpara me pergatitjet e zgjedhjeve.

Zoti Ristani Sa do te ndikoje ne punen e K.Q.Z.-se tensioni i mbledhjes se fundit Si do te punoni per ta kthyer integritetin e komisionit ku shumica e vendimeve eshte marre me unanimitet dhe konsensus

Arben Ristani Ne si K.Q.Z. jemi munduar shume qe te ecim me konsensus dhe ti marrim vendimet me sa me shume vota te jete e mundur mundesisht me te shtate votat e anetareve. Dhe kjo eshte reflektuar mjaft qarte ne zgjedhjet e kaluara kur pjesa derrmuese e vendimeve nje perqindje shume e vogel e tyre kane qene me shumicen e thjeshte ka marre te gjitha votat e K.Q.Z.-se deri edhe per ne vendimin perfundimtar per rezultatet e zgjedhjeve te kaluara. Por K.Q.Z.-ja nuk i shpeton dot reflektimeve politike. Ne i menaxhuam me kete konsensus te gjere zgjedhjet e kaluara sepse edhe politika ishte ne konsensus. Partite politike miratuan me konsensus Kodin Zgjedhor u zgjodhen me konsensus anetaret e K.Q.Z.-se dhe politika punoi mire ne nje mase te madhe ne menaxhimin e zgjedhjeve te kaluara. shte fakt qe menaxhimi i zgjedhjeve per shkak te menyres se si eshte ndertuar Kodi Zgjedhor ka shume vend per bashkepunimin e partive. Ne rast se ato nuk bashkepunojne procesi do te kete ngerce pasi partite politike jane aktore shume te rendesishem ligjore ne menaxhimin zgjedhor. Une shpresoj shume qe te jene te ndergjegjshem dhe ta kuptojne kete gje dhe te na ndihmojne me konsensusin e tyre ne menaxhimin e zgjedhjeve qe presim. Ne rast se konflikti politik do te vazhdoje te ekzistoje besoj qe kjo do te reflektoje dhe ne punen tone por ne do mundohemi ti rrime strikt ligjit dhe ti bejme me sukses zgjedhjet.

Zoti Ristani Ju lutem edhe nje pyetje te fundit. Per here te pare gjate 20 vjeteve te pluralizmit djegia apo asgjesimi i rendomte i fleteve te votimit del ne qender te vemendjes te gjithe jetes politike te vendit. A mund te pershkruani se si do te behet kjo procedure dhe sa te shqetesuar jeni per efektet qe kjo mund te kete ne jeten politike te Shqiperise

Arben Ristani Ky nen pra neni 178 i Kodit Zgjedhor i cili parashikon veprimet qe duhet te beje K.Q.Z. mbasi perfundojne zgjedhjet eshte nje nen i cili ka qene i tille i pandryshuar qysh nga 2001 dhe ne vazhdim. E qe nga 2001 dhe ne vazhdim eshte vepruar ne te njejten menyre. Pra fletet e votimit dhe kunderfletet jane asgjesuar me djegie sespe keshtu e parashikon ligji ndersa materialet e tjera kane shkuar ne Arkivin e Shtetit. Nga kjo pikepamje kjo procedure qe ndjek K.Q.Z. eshte vertet rutine dhe shume teknike por per fat te keq u be pjese e debatit politik. Megjithate ne jemi te perqendruar vetem tek menaxhimi i zgjedhjeve te ardhshme dhe nga kjo pikepamje nuk na intereson me konflikti politik. Duam te zbatojme detyren tone sepse per ate detyre jemi ngarkuar dhe ate duhet ta bejme mire per ti dhene shqiptareve festen e tyre zgjedhore ne nivelet e standarteve europiane. Per sa i perket teknikaliteteve magazinat tona ndodhen ne Lunder. Atje jane rreth 10 mije kuti te cilat jane te mbushura me fletet e votimit dhe me materialet e tjera zgjedhore. Kemi nje grup relativisht te madh njerezish te angazhuar qe do te merren me pastrimin e tyre. Pastrimi ka pjesen intelektuale ku dokumentacioni qe do te dale nga kutite do te futet neper dosje dhe do te behet gati per tu derguar ne Arkivin e Shtetit ndersa fletet e votimit dhe kunderfletet grupohen. Ato shkojne ne nje vend te caktuar per tu shkaterruar sepse si te thuash duhet te mendojme edhe per ndotjen e ambjentit. Pra shkojne ne nje vend te planifikuar per kete proces dhe merr fund historia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›