E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi me dyer të mbyllura, zyrtarët e PS kishin premtuar të kundërtën

Tiranë, 29 Gusht NOA Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste po zhvillohet në sallën qendrore të Pallatit të Kongreseve, pa praninë e mediave.

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët nuk janë lejuar të hyjnë në sallë.

Në këtë mënyrë, ka qenë e pamundur që lajmet të transmetoheshin me foto, në pritje të mbërritjes pranë redaksisë së NOA të fotove të realizuara nga disa prej delegatëve.

Por mbyllja e dyerve për mediat, erdhi përkundër qëndrimit zyrtar të PS pak ditë më parë, duke përgënjeshtruar Blushin që tha se kongresi do të jetë i mbyllur.

Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë për mediat, Armela Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste, tha pak orë pas mbledhjes se Kongresi i Partisë Socialiste do të jetë i hapur për mediat.

Kongresi do të jetë i hapur gjatë prezantimit të raportit për krimin elektoral dhe gjatë paraqitjes së platformave nga kandidatët, - deklaroi Imeraj.

Këtë deklaratë e përforcoi dhe Zëdhënësja e Kryesisë së PS, Mimi Kodheli, e cila deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë më 26 gusht, u ra dakord që ti sigurohet publikut transparencë e plotë për dy çështje kryesore për të cilat është thirrur kongresi i jashtëzakonshëm.

Kodheli shtoi se kjo transparencë do të ofrohet së pari, për të vërtetën e krimit elektoral të 28 qershorit duke iu dhënë mundësinë shqiptarëve të shohin një pjesë të provave dhe fakteve që pohojnë katëcipërisht deformimin e procesit zgjedhor dhe të rezultatit që rrjedh prej tij; së dyti, transparencë e plotë për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë edhe të kësaj seance për publikun.

Në këtë mënyrë, u hodhën poshtë pretendimet e Ben Blushi se kongresi do të jetë i mbyllur, gjithsesi, deklarata zyrtare e PS, lë të kuptojë se kongresi do të jetë vetëm pjesërisht i hapur për mediat e për rrjedhojë për publikun e gjerë.

Më herët, Ben Blushi, duke deklaruar se nuk do të kandidonte për kreun e ri të PS, akuzoi se kongresi do të mbahet i mbyllur, pas rrëzimit nga Kryesia, të kërkesave të kritikëve të Edi Ramës.

Ben Blushi, deputeti socialist i Korçës, deklaroi për mediat pak pas mbledhjes se priste që Kongresi i 29 gushtit të mos ngjallë asgjë të papritur.

Ai tha se në këtë kongres do të kemi vetëm një votëbesim të Edi Ramës për kryetar të PS dhe jo rivalitet apo garë mes emrash kandidatësh.

Në këtë pikë, Blushi theksoi se Kryesia nuk iu përgjigj thirrjes tonë, kongresi nuk do jetë i hapur do të jetë një kongres me dyer të mbyllura. Kështu kryesia ndërmori hapa prapa, konkludoi Blushi.

Në këtë mënyrë, sot, u vërtetuan as më shumë dhe as më pak, pikërisht paralajmërimet e Blushit për një kongres nën terr mediatik, që ndonëse u përgënjeshtruan fort nga zërat zyrtarë të PS, doli se ishin të argumentuara.

e.n/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Arben Malaj dorëzon kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Socialiste

Ruçi: Liridalja e disa të burgosurve, lidhet me vjedhjen e votave më 28 qershor

Rrëzohet paketa Blushi në kongresin e PS, merr vetëm 31 vota

Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve

Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave

Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët

Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj

Arta Dade: Edi Rama sështë fajtor për humbjen e PS në zgjedhje

Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin

Edi Rama: Pse do të jem në krye të Partisë Socialiste

Arben Malaj: Do të kandidoj për kreun e PS-së, po humba nuk largohem

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›