Fjala e plotë, Malaj: Jo lider absolut dhe të rinj karrieristë në PS

Tiranë, 29 gusht NOA-Kandidati për kreun e PS Arben Malaj, ka shpalosur platformën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm ku ka shpjeguar se model i ri i liderit që ai propozon do ta çojë të majtën drejt pushtetit e qeverisjes së vendit.
Malaj tha se do të ketë përparësi të luftojë për të gjitha hallkat që sot kanë ngecur në Shqipëri dhe të kërkojë përmirësimin e tyre por socialistët sipas tij duhet të transformojnë vetveten. Malaj kërkoi që modeli i ri i lidershipit sduhet të ndëshkojë apo të përjashtojë ata që mendojnë ndryshe, por të nxisë këto mendime.
Ndiqni më poshtë të plotë fjalën e Arben Malaj:
Shoqe dhe shokë,
Motra e vëllezër,
Miq e të ftuar,
Sot kam privilegjin dhe përgjegjësinë tju paraqes vizionin për
modelin e ri të drejtimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste, për
tu shnderruar sa më shpejt në forcen që do të qeverise Shqipërinë.
Nuk jam në këtë konkurrim për të mohuar kontributin e askujt, jam në
kete gare per te ofruar nje model te ri dhe per te krijuar nje shprese
te re per te gjithe socialistet.
Jam sot këtu me veshtrim dhe zemer nga e ardhmja, që ashtu si dhe ju,
e shikoj plot shpresë.
Pavarësisht rezultatit të deformuar të zgjedhjeve të 28 qershorit
2009, bindja ime e patundur eshte se shqiptarët nuk meritojnë të
qeverisen nga Sali Berisha.
Shqiptarët meritojnë një qeverisje që rrit shanset e barabarta per të
gjithe, natyra i krijon njerezit te barabartë, mirëqeverisja,
mirarsimimi i shndërron shanset e barabarta në realitete te
barabarta.
Shqiptarët meritojnë një qeverisje që u garanton rritje të shpejtë dhe
të qëndrueshme të mirëqenies; jë qeveri që u garanton të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve; një qeveri që kujdeset për shëndetin e tyre dhe respekton realisht
brezin e moshës së tretë;
një qeveri të veprimeve dhe jo një qeveri të mashtrimeve;
një qeveri që orientohet nga interesat e qytetarëve dhe jo nga
interesat sipërmarrëse të familjes apo klanit biologjiko- politiko-
ekonomik;
një qeveri që mbjell shpresë dhe jo një qeveri që mbjell frikë e pasiguri.
Jam i gatshëm për të bashkuar me ju përvojën dhe vizionin tim që së
bashku me ju ta shpëtojmë sa më shpejt Shqipërinë nga kjo qeverisje e
papërgjegjshme, klienteliste dhe e korruptuar.
Jam i gatshëm të marr të gjitha përgjegjësitë për të drejtuar bashkë
me ju socialistët dhe progresistët në fitoren e sfidave te vendit.
Të dashur miq,
Unë jam krenar që përfaqesoj një parti plot kontribute moderne ne
tranzicionin e veshtire të këtyre 18 vjeteve.
I jam mirënjohes Partise Socialiste, sepse vetëm një parti si Partia
Socialiste mund ti hapte dyert e karrierës dhe hapësirat e
kontributit një djali nga nje familje e thjeshte si unë apo shumë të
tjerëve, që sot e mbushin me shpresë këtë forum.
Partia Socialiste formuloi e para vizionin e ndërtimit të një shteti
modern me ekonomi sociale të tregut, me drejtësi sociale.
Ndihem krenar qe e mundëm sistemin e burgosjeve politike te Berishes,
i cili persekutoi politikisht qindra socialiste dhe po mban peng, në
ankth e pasiguri nje popull të tere.
Ne duhet dhe jemi krenarë që fitoren e vitit 97 e përdorëm per te
rikthyer sigurine dhe harmonine dhe e futëm vendin në rrugën e
zhvilimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Si dhe ju jam krenar se gjatë qeverisjes socialiste arritëm së bashku
të përballojmë eksodin biblik të vëllezërve kosovarë të vitit 99 dhe
të përjetojmë bashkë me ta shpalljen e pavarësisë dhe shijen e lirisë
së ëndërruar prej gati një shekulli.
Ne duhet të jemi të gjithë krenarë për rolin tejet konstruktiv dhe
aktiv që Shqipëria e drejtuar nga socialistët ka luajtur në rajon e më
gjerë duke kultivuar parimet dhe kulturën e bashkëjetesës, paqes dhe
integrimit.
Partia Socialiste nxiti dhe mbeshteti aspirata kombëtare per
integrimin euroatlantik.
Ne qeveri dhe ne opozite ne i kemi sherbyer paqes, harmonise dhe
prosperitetit midis te gjitha vendeve te rajonit.
Partia Socialiste në vitin 2005 solli dhe në Shqipëri për herë të parë
praktikën dhe standardin e kalimit paqësor të pushtetit, duke ngritur
në kult respektimin e verdiktit të popullit.
Une shpreh mirenjohje te veçante per themeluesit dhe modernizuesit te
Partise Socialiste, duke filluar nga anetaret me te thjeshte te saj.
Në mënyrë të veçantë jam krenar për origjinën time si vlonjat sepse
Vlora dhe PS më kanë mësuar që në cdo punë të parën të vendos
shpirtin, perkushtimin dhe sakrificat per vendin.
Unë jam optimist për Partinë Socialiste, e cila edhe pse nuk është
maxhorancë qeverisëse, mbetet shpresa dhe alternativa kryesore e
shqiptarëve për zhvillim dhe integrim. Jam ketu qe e bashku duke
modernizuar Partine Socialiste te modernizojme dhe te ndryshojme
Shqiperine.
Une e dua vendin tim ndaj jam gati ti sherbej akoma më shumë, me më
shume dashuri, me më shume vizion, me më shumë perkushtim.
Të nderuar delegatë socialistë ne duhet ta ruajmë lirinë politike,
njerezore dhe qytetare, të fokusojmë energjitë dhe ekipet tona te
sfidat e vendit tone.
Mësimi që na jep historia jonë e përbashkët është se ne kemi fituar
dhe kemi çuar në drejtimin e duhur Shqipërinë sa herë kemi besuar në
parimet dhe vlerat progresiste e demokratike të se majtes evropiane.
Çfarë duhet të bëjnë socialistët që të japin më të mirën e tyre në
dobi të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve?
Si mundemi që ne socialistet të rikthehemi, alternativa më e mirë
qeverisëse e të gjithë shqiptarëve?
Së pari, duhet transformojme dhe modernizojme vetveten.
Duke njohur tashmë nga afër pergjegjesine tuaja për reflektim dhe
ndryshim, kam bindjen se ne mund të transformojmë veten, ne duhet dhe
do ta ndryshojme Shqipërinë.
Në çfarë drejtimi duhet ta transformojmë veten?
Ne nuk na duhet më modeli i liderit me pushtete absolute, ne na duhet
ekipi me perkushtim dhe pergjeg