E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e plotë, Ben Blushi: Shqiptarët nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim

Tiranë, 29 Gusht NOA Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi në fjalën e mbajtur sot në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, u ndal gjatë në problematikën e brendshme duke apeluar për demokratizim dhe paralajmëruar se shqiptarët, nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim.

Më poshtë vijon fjala e plotë:

Të nderuar delegatë,

Miq nga gjithë Shqipëria,

Së pari me lejoni tju uroj per perkushtimin e treguar gjate ketyre zgjedhjeve te cilat, megjithese ne socialisteve nuk na dhane rezultatin qe prisnim, deshmuan se shume shqiptarë qe donin ndryshimin u bashkuan pa hezitim rreth nesh. Kjo është per merite te padiskutueshme te nje partije e cila ne gati 17 vjet është perpjekur gjithmone te rreshtohet ne krahun e te drejtes, ne krahun e Evropës dhe pa dyshim ne dobi te Shqiperise.

Se dyti me lejoni te falenderoj te gjithe perfaqesuesit e Korçes, antare te partise, komisionere, numerues, kandidate, te cilet me kane dhene mundesi jo vetem te jem ketu sot, por ti them te gjitheve se fushata jone ne kete qark, per shkak te tyre, ishte nje sakrifice e suksesshme. Ne jo vetem arritem te merrnim me shume vota se kundershtaret tane por penguam cdo tentative per te deformuar rezultatin apo per te prekur votat. Une i falenderoj te gjithe nga zemra dhe mendoj se ne deputetet e Korçes duhet tua njohim mandatin tone si borxh moral atyre njerëzve.

Te nderuar miq,

Megjithese Partia Socialiste ka arsye dhe detyrim te njohe dhe te respektoje meritat e gjitheseicilit pa perjashtim, sot Partia Socialiste nuk ka mundesi tu japë shqiptarëve ate per te cilen ata e votuan: ndryshimin. Ne nuk i fituam zgjedhjet dhe nuk kemi mundesi ta ndryshojme Shqiperine. Kjo është e trishtueshme per secilin prej nesh. Nuk ka sot socialist te lumtur ne mes tone. Shpresa dhe mundi yne per nje Shqiperi me te mire, nuk u kthye dot ne nje mundesi per te qeverisur Shqiperine. Ne jemi ne opozite. Kjo natyrisht nuk duhet te na ule koken, nuk duhet te na beje te ndjehemi te poshteruar, por duhet te na shtyje te jemi realiste dhe te kuptojme se cfare ka ndodhur. Shqiperija sot ka nevoje me shume se kurre per opoziten dhe te vërtetat e saj. Kjo është arsyeja qe jemi ketu sot. Te vendosim si do ta cojme perpara besimin dhe investimin e kaq shume shqiptarëve qe na votuan. Ata jane jashte kesaj salle dhe po na shohin nese ne vërtet jemi ne lartesine e asaj qe ata presin nga ne. Shqiptarët nuk na kane tradhtuar, por po presin qe ne te mos i tradhetojme ata.

Dhe pyetja qe cdo shqiptar ka drejtuar drejt nesh sot është vetem nje: Pse nuk fituat?Ne jemi te detyruar te pergjigjemi. Ky kongres është vendi ku duhet te pergjigjemi, kjo është dita. Nese nuk e bejme sic duhet, do na kthejne krahet, sepse shumica prej tyre e dine te vërteten. Ata kane votuar, ne kemi numeruar. Ata kane humbur, ne nuk kemi fituar. Ata kane shpresuar, por Sali Berisha qeveris.

Ne keto dite te nxehta une kam folur, ndoshta duke merzitur shume njerëz, por shpresoj edhe duke sqaruar shume te tjere. Sidoqe te jete kam folur ne emer te ndërgjegjes sime. Qe nga viti 1991 kam kerkuar te jem ne anen e te vërtetes dhe sot besoj me shume se kurre se Partia Socialiste ka nevoje ta shohe te vërteten ne sy. Duhet tju them te gjitheve se nese do te isha nisur nga interesat personale, ndoshta nuk do kisha folur. Megjithate nuk besoj se sot është dita per ti kerkuar llogari njeri tjetrit se pse kemi folur, por pse nuk kemi fituar. Socialistet nuk jane ne pushtet, jo sepse dikush ka folur apo nuk ka folur, por sepse nuk i kane fituar zgjedhjet. Kjo na shqeteson dhe kjo është ceshtja. Personalisht nuk do te jem kurre perpara dilemes te flas apo te mos flas sepse jetoj per te menduar, per te folur dhe per te shkruar. Une do flas gjithmone pavaresisht se cfare humb, sepse duke bere kete gje te pakten mund ta ndihmoj Partine Socialiste te kete ndergjegje. Per cilindo qe mendon se kam folur atehere kur nuk duhej une i them: po, kam folur atehere kur kuptova se heshtja do ishte me e demshme se sa zhurma. Njerëzit dhe shoqerija nuk zgjohen nga heshtja por nga zhurma.

Ka shume miq dhe kolege ne kete salle te cilet besojne se ajo qe ka ndodhur ne 28 qershor ishte nje vjedhje masive e votave. Ka shume kolege te cilet realisht besojne se ne fituam por qeveria i vodhi votat tona. Une nuk e paragjykoj mendimin e tyre dhe aq me pak faktet qe mund te kene. Keto zgjedhje nuk ishin nje dite e bukur, fat te cilin sot e kane shume popuj ne Evropë. Keto zgjedhje nuk u zhvilluan ne nje laborator, por ne nje territor te veshtire, shpesh te pamundur per te ndare me vote interesin e nje shteti partiak me ate te demokracise. Ne duhej te mundnim nje njeri i cili ne te kaluaren ka vjedhur votat e shqiptarëve dhe per kete ishim te pergatitur. Ne nuk u nisem ne nje loje por ne nje beteje. Ne hyjme ne nje beteje duke e njohur kundershtarin tone dhe nese kemi menduar se djalli do behej engjell nga frika jone jemi gabuar, sepse kjo nuk ndodhi. Sali Berisha nuk ka ndryshuar as per shkak te zgjedhjeve. Megjithate ja ku jemi per te peshuar forcen e gjykimit tone dhe sigurisht per te gjetur mes nesh ata qe nuk munden ta mundin djallin ne kutite e tyre te votimit, sepse ai ua vodhi. Une besoj se edhe nese votat na jane vjedhur ne kemi pergjegjesi, sepse mbi te gjitha u premtuam shqiptarëve se do ti mbronim votat e tyre. Ky ishte premtimi yne solemn te cilin me sa duket nuk e mbajtem dot dhe kjo na ka shkaktuar ne keto kohe, shume paqartesi per forcen dhe mundesite qe kemi per te ruajtuar dhe mbrojtur demokracine ne Shqiperi. Shqiptarët nga 28 qershori e tutje na shohin me hezitim. Jam i bindur qe shume prej tyre mendojne se ne jemi te dobet dhe nuk do kemi edhe ne te ardhmen mundesi te mbrojme votat e tyre. Shume shqiptarë kane te drejte te mendohen gjate ne te ardhmen kur te votojne per ne. Ata do jene gjithmone e me teper perballe pyetjes : a ja vlen ta votoj Partine Socialiste nese nuk garanton voten time?Kjo është ceshtja. Prandaj duhet te jemi bindes dhe te besueshem pet ate qe themi brenda dhe jashte kesaj salle. Dhe meqe keto dite ka patur nga koleget shume pikepyetje ne lidhje me zgjedhjet une dua tju shtroj disa pyetje miqte e mi, ne rradhe te pare per te sqaruar te vërteten per te cilen kam me shume nevoje se per gjithshka. Dikush ka thene se komisioneret tane u shiten. Une ju pyes. Kush prej nesh u shit?Dikush ka thene se komisioneret tane dhe numeruesit ishin te paafte. Une ju pyes kush prej nesh ishte i paafte?Dikush ka thene se komisioneret tane numeruan gabim votat tona?Une ju pyes kush numeroi gabim. Dikush ka thene se kutite u ndryshuan?Une ju pyes cilat kuti dhe kush prej nesh kishte detyrimin ti mbronte ato?Ne kete salle jemi mbledhur te gjejme ata qe nuk i lejuan Partise Socialiste te vije ne pushtet dhe une e kam te veshtire te besoj ne beteja te tjera, nese ne nuk zbardhim 28 qershorin. Nese dikush u shit, nese dikush ishte i paafte, nese dikush lejoi me qellim te deformohej vota e shqiptarëve ne fshatin apo qytetin e tij, ne duhet ta gjejme me cdo kusht dhe me cdo çmim. Me keta njerëz nuk mund te bashkejetojme ne nje parti. Ata jane armiq te demokracise per sa kohe qe e shesin ate. Te pakten duhet ti crregjistrojme nga partia dhe pastaj ti kerkojme drejtesise te beje punen e vet duke faktuar krimin e kujtdo. Shqiperia dhe Partia Socialiste nuk ka pse vuan damken e paaftesise per shkak te kujtdo qofte. Krimi duhet te kete emrin e vet. I them keto duke patur natyrisht edhe une faktet e mija. Ne zonen ku kam bere fushate nuk mund te fajesoj dot asnje komisioner, asnje numerues dhe asnje kandidat qe u shit, u ble, qe mbylli syte apo u mashtrua. Jo, kete nuk mund ta bej. Do ti jem mirenjohes atyre njerëzve gjithe jeten time. Por sikur te kisha nje fakt dhe nje arsye, do ta thosha ketu sot me emer dhe mbiemer. Kete duhet te bejme te gjithe nese dyshojme dhe kemi prova. Ti nxjerrim faktet ne gjyqin tone electoral. Ndryshe k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›