E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 28 Qershorit, PS bën publik një pjesë të Raportit të saj

Tiranë, 29 Gusht NOA Partia Socialiste publikoi para pak minutash një pjesë të raportit për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 duke sqaruar se është dhënë për mediat vetëm pjesa e lejuar të bëhet publike.

Më poshtë vijon Raporti i PSSH për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 përgatitur në Tiranë, 27 korrik 2009, pjesa e ofruar për publikun nga PS

HYRJE

Ky raport bazohet mbi monitorimin e realizuar nga strukturat e Partisë Socialiste dhe aktorë të medias, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, mbi procesin zgjedhor në Shqipëri. Raporti është përmbledhje e fenomeneve që paraprinë dhe shoqëruan procesin zgjedhor në Shqipëri, të cilat deformuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë, duke mos përmbushur standardet ndërkombëtare të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Europian.

SITUATA POLITIKE DHE E SIGURISË PËRPARA DITËS SË ZGJEDHJEVE

Klima politike konfliktuale

Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Topalli, përmes një retorike konfliktuale dhe sjelljesh arbitrare, kanë tensionuar klimën politike duke arritur kulmin gjatë fushatës zgjedhore.

Lidershipi politik i maxhorancës ka hedhur një sërë akuzash dhe shpifje mbi jeten private për opozitën në tërësi, dhe veçanërisht mbi drejtuesit politik të PS.

Ekzekutimi i deputetit të opozitës Fatmir Xhindi

Vrasja e deputetit të opozitës të qarkut të Fierit, Z. Fatmir Xhindi, me 2 Maj 2009, goditi rëndë perceptimin e publikut mbi nivelin e sigurisë dhe të rendit në vend.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga ky ekzekutim, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë krim të rëndë.

Partia Socialiste vlerëson se kjo vrasje përmban kontekst tërësisht politik dhe ka ndodhur për shkak të detyrës që mbante deputeti i opozitës.

Ky akt shërbeu si një presion i drejtpërdrejtë mbi opozitën dhe publikun në përgjithësi,  veçanërisht në zonën e Fierit. 

 Ekzekutimi i kryetarit të Partisë Demokristiane në Shkodër

Atentati terrorist ndaj zyrtarit të PDK në Shkodër më datën 18 Qershor 2009, për nga mënyra si u realizua dhe momenti që ndodhi, ishte ngjarja më e rëndë kriminale me efekte të drejtpërdrejta elektorale.

Ky krim ndodhi vetëm dy ditë pas akuzave që hodhi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pikërisht ndaj zyrtarëve të Partisë Demokristiane, duke i cilësuar ata si mafiozë. 

Situata u përkeqësua pas deklarimit në mënyrë të rrufeshme të zëdhënësit të Policisë së Shtetit, disa orë pas atentatit, se vrasja ishte kryer për motive kriminale dhe nuk kishte lidhje me deklaratat e zonjës Topalli.

Çuditërisht ende nuk ka asnjë të arrestuar apo të akuzuar për këtë krim,  megjithëse policia deklaroi se kishte dijeni për aktivitetet kriminale të viktimës. 

Dhuna ndaj simboleve dhe zyrave të opozitës

Partia Socialiste dhe media kanë denoncuar rastet e ndryshme të dëmtimit të zyrave elektorale, dhunimit të përfaqësuesve të opozitës apo dhe dëmtimit të materialeve promocionale të fushatës si në Shijak, Tiranë, Korcë, Elbasan, Rrëshen, Gramsh, Lezhë etj.

Përdorimi i elementëve kriminalë dhe ekstremistë  nga Partia Demokratike.

Partia Socialiste, por dhe raportime të ndryshme të medias, vlerësojnë se ka pasur një rigjallërim të grupeve të militantëve të PD-së, të njohur për frymë ekstremiste, te cilëve u jane bashkangjitur persona të njohur me precedentë penalë apo dhe më keq akoma, persona të shpallur në kërkim. Keta individe u përdoren si për të tensionuar situatën, ashtu dhe për te frikesuar përfaqësuesit dhe votuesit e opozitës në ditët para dhe gjatë votimit.

Disa informacione të siguruara në rrugë konfidenciale, vetëm për datat 12, 15, 16, dhe 17 Qershor, tregojnë për një rritje të ndjeshme të lejeve të dhëna për të dënuarit gjatë periudhës zgjedhore, shumica e të cilave jane në kundërshtim të hapur me ligjin. Permes ketyre lejeve, te burgosurit jane bere pjese e fushatës në favor të qeverisë apo kane sherbyer për të riaktivizuar lidhjet kriminale në mbështetje të fushatës proqeveritare.

I. Leje shpërblyese.

Në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj, janë dhënë lejet shpërblyese për të dënuarit, madje edhe per ata që vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.

Personat e poshtëshënuar qe vuajnë dënimin me heqje lirije, janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore e me masa dënimi shumë të larta, dhe për rrjedhojë nuk plotësojnë kushtet për të përfituar leje shpërblyese. Ketyre personave u eshte dhene leje 5-14 ditore gjate muajit Qershor.

Konkretisht:

Isa Doçi, dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve;

Marjan Lukaj, dënuar me 13 vjet burg për vrasje;

Shpëtim Beqiri, dënuar më 13 vjet burg për vrasje;

Emiljano Domi, dënuar me 15 vjet burg vrasje;

Artan Goxhaj, dënuar me 25 vjet burg për vrasje;

Arjan Sina, dënuar me 18 vjet burg për vrasje;

Bujar Sinjari, dënuar 17 vjet për shfrytëzim prostitucioni;

Altin Patoku, dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje narkotikesh; 

Spartak Kazazi, dënuar 20 vjet per vrasje me dashje;

Skënder Kulla, dënuar 12 vjet per vrasje me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje;

Ilir Tosku, dënuar me 5 vjet për  vrasje të mbetur në tentativë.

II. Leje të veçanta.

Ligji ka përcaktuar se leje të veçanta mund tju jepen personave që vuajnë dënimin me heqje lirije vetëm për arësye shumë specifike siç janë: raste vdekjesh, martesash apo sëmundje të rënda të rrezikshme për jetën e familjareve të tyre.

Në datat 12 Qershor, 15 Qershor, 16 Qershor dhe 17 Qershor, janë dhënë në shumicë leje në kundërshtim me ligjin, si rastet e meposhteme:

Petrit Gjoka, dënuar dënuar 12 vjet e 7 muaj për vrasje, i është dhënë leje e vecantë me arësyetimin se ka nënën sëmurë;

Antonin Keci, dënuar 14 vjet për vrasje, i është  dhënë leje e vecantë sepse ka babain e sëmurë;

Ervis Curri, dënuar 8 vjet për vrasje me dashje, leje e veçantë për gjyshen e sëmurë;

Lush Kolndreu, dënuar 17 vjet për vrasje, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;

Bardhi Nanollari, dënuar 12 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;

Luan Isufaj, leje e vecantë për nënën e sëmurë, dënuar 25 vjet për vrasje me dashje;

Gjergji Saliu, dënuar 17 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e vecantë për përvjetorin e vdekjes së babait;

Festim Koci, dënuar dënuar 6 vjet për vjedhje me dhunë mbetur në tentativë;

Florian Pisha, dënuar 8 vjet e 6 muaj për prodhim e shitje të lëndëvë narkotike;

Drutan Zhuka, i dënuar 8 vjet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese;

Besnik Subashi i dënuar me 16 vjet për vrasje, mbetur edhe 5 vjet e 5 muaj;

Besnik Deda, i dënuar me  16 vjet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje;

Ferdinad Lamaj, i dënuar 9 vjet për shfrytëzim prostitucioni;

Gentjan Balla, i dënuar 20 vjet për vrasjë me paramendim;

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›