Festa e Kurban Bajramit, mesazhi i Topit: Dialog dhe vetëm vepra të mira
Qindra besmitarë myslimanë janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit që në orët e para të ditës për lutjen e Kurban Bajramit. Në lutjen e mëngjesit kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të klerit mysliman, mes të cilëve edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça. Në fjalën e tij, Muça i ka uruar besimtarët për një Bajrma të mbarë e të begatë.
Festa e Kurban Bajramit, si simbol i mirëkuptimit e triumfit të së mirës mbi të keqen ka si veçanti bërjen e kurbanit. Sipas traditës myslimane, si kurban zakonisht shërben një qengj, i cili ndahet në 2 pjesë, ku njëra përdoret për tavolinën e festës e tjetra i dhurohet një familjeje të varfër. Me këtë veprim besmitarët myslimanë synojnë që Bajramin ta kthejnë në festën e të gjithëve, edhe e atyre që nuk kanë mundësi ekonomike.
Berisha uron besmitarët myslimanë: Nuk është dita e politikës
Rreth orës 11:30, në Komunitetin Mysliman ishte kryeministri Berisha, i cili përcolli urimet e tij për festën e Kurban Bajramit. Urimet e mia më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë. Uroj që sakrificat e të gjithë shqiptarëve tu bëhen dritë në rrugën e paqes, të harmonisë dhe të ardhmes. Uroj që kjo ditë ti gjejë shqiptarët më të lire, më të begatë e më të sigurtë vitin e ardhëshm, tha Berisha në urimin e tij para mediave.
Kreu i qeverisë preferoi të qëndronte në atmosferën e festës, duke mos pranuar të bënte komente në lidhje me situatën politike.
Sot është dita e hyjnizimit të sakrificës, nuk është dita e politikës, ndaj dhe lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për Zotin dhe ata që saktifikojnë për një jetë më të mire.
Topalli politizon festën
Disa minuta më pas, kryeparlamentarja Topalli foli para mediave, pas dajles nga selia e Komunitetit Mysliman, ku bëri urimet për festën.
Një festë e bukur si dita e sotme, festë që bazohet te sakrifica. Uroj që Bajrami i ardhshëm të jetë më i begatë, tha Topalli, duke mos mundur ti shpëtojë tundimit për ti dhënë ngjyra politike edhe festës së shenjtë. E pyetur për Kongresin e Partisë Socialiste, i cili u mbajt një ditë më parë, Topalli u përgjigj: Ishte një kurban-Kongres.
Festa e Kurban Bajramit, mesazhi i Topit: Dialog dhe vetëm vepra të mira
Rreth mesditës, kreu i shtetit vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman shqiptar, ku u përcolli urimet udhëheqësve shpirtërorë të besimit mysliman. Në përfundim të vizitës, Topi uroi të gjithë shiptarët përmes mediave:
Së pari dëshrioj tu uroj gëzuar ditën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë dhe gjithë popullit shqiptar! Sikurse i thashë pak më parë edhe Haxhi Selim Muçës, kemi në këtë ditë të bukur edhe bekimin e Zotit, sepse edhe këtë ditë nëntori, Zoti e ka bërë si ditë vere. E ka bërë për shqiptarët. E ka bërë për të demonstruar, simbolikisht e them, pikërisht atë që vetë kjo ditë simbolizion: është dita e sakrificës njerëzore për paqen, për dashurinë, për harmoninë.
Ky është edhe mesazhi im sot për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë në Shqipëri, në diasporë, për të gjithë besimtarët, për të gjitha besimet në Shqipëri që të kenë harmoni midis tyre, të kenë dialog midis tyre dhe të ndërtojnë vetëm vepra të mira, përfundoi presidenti Topi.