Topalli politizon Bajramin, flet për PS-në: Bëri një kurban-Kongres
Kryeparlamentarja Topalli ka politizuar festen e Bajramit, teksa pasi ka dale selia e Komunitetit Mysliman, ku bëri urimet për festën, ka folur per Kongresin e PS-se, duke thene ishte nje kurban-Kongres.
Një festë e bukur si dita e sotme, festë që bazohet te sakrifica. Uroj që Bajrami i ardhshëm të jetë më i begatë, tha Topalli, duke mos mundur ti shpëtojë tundimit për ti dhënë ngjyra politike edhe festës së shenjtë. E pyetur për Kongresin e Partisë Socialiste, i cili u mbajt një ditë më parë, Topalli u përgjigj: Ishte një kurban-Kongres.
Në Komunitetin Mysliman ishte edhe kryeministri Berisha, i cili përcolli urimet e tij për festën e Kurban Bajramit. Urimet e mia më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë. Uroj që sakrificat e të gjithë shqiptarëve tu bëhen dritë në rrugën e paqes, të harmonisë dhe të ardhmes. Uroj që kjo ditë ti gjejë shqiptarët më të lire, më të begatë e më të sigurtë vitin e ardhëshm, tha Berisha në urimin e tij para mediave.
Kreu i qeverisë preferoi të qëndronte në atmosferën e festës, duke mos pranuar të bënte komente në lidhje me situatën politike.
Sot është dita e hyjnizimit të sakrificës, nuk është dita e politikës, ndaj dhe lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për Zotin dhe ata që saktifikojnë për një jetë më të mire.