Kongresmenet leter Obames
Me shume se 40 kongresmene republikane i derguan nje leter presidentit Barack Obama, per t'i shprehur shqetesimet e tyre lidhur me te ardhmen e projektit amerikan te mbrojtjes antirakete ne Evrope dhe kercenimin iranian. Republikanet shprehen mosbesues mbi faktin qe Rusia mund te ndihmoje Ameriken ne ceshtjen berthamore te Iranit. Ne rast braktisje te programit te mbrojtjes antirakete te hartuar ne kuader te NATO-s, vleresojne republikanet, "ne rrezikojme te humbasim besueshmerine , edhe si aleance edhe si lider boteror", thuhet ne leter.
Ata i bejne thirrje Obames qe ne te ardhmen te bashkepunoje me Kongresin dhe mos te marre veprime te njeanshme.