Sejdiu perfundon viziten ne SHBA
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka perfunduar viziten e tij historike ne SHBA. Sejdiu tha se nga zyrtare te larte amerikane eshte shprehur edhe njehere perkrahja e plote e tyre per popullin e Kosoves dhe zhvillimin e saj demokratik. Ne kete kuader, Sejdiu permendi perkushtimin e SHBA-ve, ne ruajtjen e integritetit territorial te Kosoves, si dhe njohjen e Kosoves nga shtetet qe ende nuk e kane njohur ate.