E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, takimi i Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s

Bruksel - Ministrat e jashtëm të 26 vendeve anëtare të NATO-s do të takohen sot në Bruksel. Pikat kryesore të axhendës së takimit janë planifikimi i mbrojtjes së aleancës, marrëdhëniet me Moskën, operacionet ushtarake, si dhe dosje si Afganistani e Kosova.
NATO në axhendën ditore mban të freskët pikën e kërkimeve për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet, pasi edhe pse në Afganistan aleanca vazhdon operacionin më të madh dhe të ndërlikuar të historisë së saj, ajo përsëri vazhdon të humbasë ushtarë dhe prestigj.

Vetëm vitin e kaluar NATO humbi në Afganistan 230 ushtarë.

Kurse vendet anëtare janë të shqetësuara që faturën humbjeve në civilë gjatë operacioneve që SHBA-ës kryejnë në Afganistan e paguan NATO.

Gjithashtu në takim do të diskutohet edhe lufta me hajdutët e detit që veprojnë në brigjet e Somalisë.

NATO trafikun detar e kontrollon në kuadër te luftës kundër terrorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›