Britania me pak trupa ne Kosove
Britania ka vendosur te zvogeloje prezencen e saj ushtarake ne Kosove. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria britanike e Mbrojtjes nepermjet nje komunikate te cilen e ka bere publike Ambasada e ketij shteti ne Prishtine. “Komandanti suprem i NATO-se per Evropen ka vendosur qe kontributi i caktuar te cilin Britania e Madhe ia ofron forces se NATO-s ne Kosove, nuk eshte me i nevojshem. Forca britanike qe aktualisht perbehet nga 167 persona, do te zvogeloje numrin e personelit nga fundi i marsit 2009 deri me 1 shtator 2009”- theksohet ne komunikate.