E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Engel i shkruan Obamës për Kosovën

Njohjet

Kongresmeni Eliot Engel i është drejtuar me një letër Presidentit të SHBA-së, Barak Obama, me të cilën kërkon që administrata amerikane të dyfishojë përpjekjet e saj për të nxitur vendet e tjera në të gjitha pjesët e globit për të njohur Republikën e Kosovës dhe të kërkojë nga miqtë e aleatët amerikanë për të bërë të njëjtën gjë, ka raportuar agjencia e lajmeve INA.

Kongresmeni Engel është shprehur se “opinioni këshillues i GJND-së, për pavarësinë e Kosovës, është një fitore e madhe dhe historike për Kosovën”.

Ai argumenton se “tani shumë vende të botës mund të ndihen mjaft më komode në hapat e bërë me njohjen e Kosovës”. Engel ka thënë se është koha që vendet nëpër botë plotësisht të vlerësojnë se në gjirin e tyre tashmë kanë një shtet të ri në Europë dhe të njohin dhe vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

"Kosova ka bërë përparime të mëdha si një vend sovran, i pavarur. Ka mbajtur zgjedhjeve të suksesshme demokratike. Pas pavarësisë, Kosova ka miratuar ligje të rëndësishme për mbrojtjen e pakicave dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një situate të sigurt e paqësore dhe ka kërkuar zhvillimin e marrëdhënieve produktive me fqinjët e saj”, ka theksuar Engel.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›