E Diel, 1 Nëntor 2026

Koni: Ka ndryshuar tendenca, maturantet zgjedhin matematiken

Dekani i Fakultetit te Shkencave te Natyres, Mynyr Koni ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, tregon se nga nje analize e bere nga ky Fakultet rezulton se maturantet kerkojne gjithnje e me shume te ndjekin studimet e larta ne shkencat ekzakte. Profesor Koni ben te ditur se nga 100 studente 80% e tyre zgjedh matematiken si nje nga 3 deget e preferuara, ndersa 60% e tyre e ka matematiken zgjedhje te pare. Per kete arsye dekani ben te ditur se eshte propozuar rritje e kuotave ne dege te tilla si Informatika dhe Teknologjia e Informacionit, kjo jo vetem per faktin se jane dege qe kerkohen nga maturantet, por edhe per shkak te kerkeses se tregut. Dekani ben te ditur shoqeria jone po ecen me shpejtesi drejt dixhitalizimit te gjitha procedurave dhe kjo kerkon rritjen e numrit te inxhiniereve ne fushen e informatikes. Profesor Koni gjithashtu ben te ditur se kete vit ky Fakultet do te hape shkollen e doktoratures, ndersa jane miratuar kandidatet fitues dhe lista pritet te miratohet edhe nga rektori i Universitetit. Nje tjeter risi eshte edhe fakti se vitin e ardhshem studentet e ketij Fakulteti do kene mundesi te zhvillojne mesim te rregullt nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 16.00 dhe jo me dy turne. Kjo per faktin se eshte ndertuar nje godine e re me fondet e qeverise dhe me fondet e vete Fakultetit.

Profesor, sa kuota shtese keni kerkuar per vitin e ardhshem akademik dhe ne cilat dege pritet te kete rritje kuotash?

Per vitin e ardhshem akademik 2013-2014 propozimi nga ana e Keshillit te Fakultetit te Shkencave te Natyres eshte ne te njejten kuote si ne vitin paraardhes. Nuk ka propozime, me perjashtime te vogla rreth 2- 5% qe do te jeni te programi i informatikes dhe inxhinierise se informacionit dhe kemi propozuar 5% te programi i biologjise. Ne lidhje me ciklin e dyte kemi propozuar po ato kuota si ne vitin paraardhes.

Cila eshte arsyeja qe ju propozoni nje numer te ulet kuotash?

Nuk do te thoja se eshte nje numer i ulet, sepse ne tashme kemi konfiguruar nje numer shume te larte te pranimeve ne vitin e pare. Sepse vjet ne kemi pranuar nje numer afersisht 1400 studente ne Bachelor dhe rreth 1100 studente ne ciklin e dyte sipas programeve Master. Por kjo eshte e lidhur edhe sipas kapaciteteve akademike, dhe kapaciteteve infrastrukturore qe ka Fakulteti i Shkencave te Natyres.

A vazhdoni te keni probleme me mungesen e ambienteve?

Gjate vitit akademik 2012-2013 ne kemi pasur probleme me mjediset te cilat i kemi zgjidhur me nje plan te kujdesshem menaxhimi, duke e perdorur sidomos ne semestrin e pare mjediset e shkencave mjekesore teknike qe tashme eshte Universiteti mjekesor. Per vitin e ardhshem akademik ne i kemi marre masat totalisht qe te mos i kemi keto veshtiresi. Ne jemi ne perfundim te ndertimit te nje godine 6-kateshe qe do te kete 6 salla leksionesh me kapacitet 120 -130 studente secila. Nje element tjeter qe ne kemi perballuar situaten eshte edhe sistemi i mesimdhenies. Ne Fakultetin e Shkencave te Natyres kete vit akademik eshte punuar nga ora 8 deri ne 8 te darkes ne nje sistem 12 oresh te plote. Shpresojme qe vitin e ardhshem me kete prurje te re ambientesh, orari i mesimit te mos kaloje pas ores 4.

Po persa i perket tarifave te shkollimit, a pritet te kete rritje per kete vit?

Ne lidhje me tarifat e shkollimit per studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres, ne menyre te vecante per ciklin e pare Bachelor, ne menyre te vazhdueshmekandodhurnjesituate krejt ndryshe nga Fakultetet e tjera. Eshte e cuditshme te thuash sot se Fakulteti i Shkencave te Natyres ka nje tarife shkollimi 30-40% me te ulet se bashkemoshataret e tyre ne Fakultetet e Ekonomise, Drejtesise, Fakultetin e Shkencave Sociale. Kjo nuk eshte normale, nuk eshte serioze edhe per nje tjeter arsye se kostoja e studimeve ne Fakultetin e Shkencave te Natyres eshte me e larte se ne Fakultetet e tjera. Por kjo eshte nje kompetence qe e vendos Keshilli i Ministrave. Ne kemi bere vetem nje analize qe e kemi paraqitur, per koston e studenteve dhe ne jemi ne pritje te miratimit te vendimit te Keshillit te Ministrave. Nuk kemi bere ndonje propozim konkret sepse kemi bere njeanalizetesituatesdhekemishprehur nje shqetesim qe studentet tane duhet te trajtohen minimalisht te pakten me bashkemoshataret e tyre ne Fakultetin dhe Universitetin e Tiranes.

Mendoni se tarifat e uleta jane aplikuar per te rritur numrin e studenteve ne kete Fakultet?

Mendoj qe ka qene nje tendence e tille, qe eshte mbajtur parasysh per kete situate. Por analiza qe ne kemi bere verteton te kunderten. Pra qendron ndryshe, une kam kualitete nga MaturaShteteroreqeofrohentevijne tek ne. Po marr vetem nje rast te thjeshte qe perdoret jo kendshem ne mjediset e ndryshme, por edhe ne ato mediatike, pasi informacioni mund te jete pak i kufizuar. Programi i matematikes. Dihet qe ky program eshte i veshtire. Ne 100 studentet e pranuar vjet ne sistemit Bachelor, sipas skemes merite-preference te Matures Shteterore, rezulton se mbi 80% te studenteve kane matematiken ne tre preferencat e para. Qe vertetonsestudentetzgjedhintevijne te ne. Nga kjo rezulton se 60% e maturanteve e kane matematiken preference te pare dhe mesatarja e tyre eshtembi8, praqejanekualitete. Une mora kete dege qe eshte pak ekstreme, por e njejta gje ndodh edhe me deget e tjera. Pra mund te kete qene me perpara, para disa vitesh, dhe nje mendim i caktuar ka pasqyruar kete situate, por tani eshte krejt ndryshe. Kerkesat e studenteve ndaj Fakultetit te Shkencave te Natyres jane edhe ne aspektin cilesor dhe ne aspektin sasior ne rritje. Natyrishtkjoeshtegjeemirepershoqerine sepse jane bazat e arsimit ne shoqeri.

A kane mbetur vende bosh vitin e kaluar?

Pergjithesisht sipas ketij sistemi mund te ndodhe qe te mbesin vende bosh. Gjate ketij viti akademik mund te kemi rreth 3-4% vende bosh pothuajse ne te gjitha deget. Nje numer shume i kufizuar, pro kjo ndodh kudo, jo vetem tek ne. Edhe tek deget qe jane shume te kerkuara ndodh qe ne fund mbeten 2-3 vende bosh per shkak se studentet largohen shkojne ne nje dege tjeter. E njejta gje ndodh edhe ketu qe i del ketu por i del edhe diku tjeter. Ndoshta eshte mire qe propozimet te behen pak me te fryra ne menyre qe te heqesh mbetet. Megjithatenukeshteshqetesuese sepse ne masen e nje programi studimi sic eshte Bachelori ne e kemi tek 100-vendeshi te propozuar afersisht. Me lart kemi dy programe teknologjine e informacionit qe kete vit kemi propozuar 240 vende dhe informatike qe jane 350, ketu kemi rritje, edhe ne biologji nga 120 qe kemi pasur vjet, sivjet e kemi 150. Te tjeret jane po aty ku kane qene.

Pse i keni rritur kuotat per keto dege?

Se pari ne dy programet informatike dhe teknologji bazohen ne nevojat e tregut. Sot ne jemi ne nje sistem qe po shkon drejt dixhitalizimit te plote. Te gjithe operacionet e punes po shkojne drejt dixhitalizimit. Pra tregu ka nevoje per specialiste te kesaj fushe dhe kjo eshte arsyeja qe pse ne kemi kerkuar rritje kuotash per keto dege. Natyrisht nuk ka te beje shume me kerkeses. Kemi pak veshtiresi, ne po konsolidojme stafin akademik, pasi eshte e veshtire ne keto programe. Ne kemi bazat e matematikes qeikemishumetefuqishme, nekemi departamente shume te konsoliduar ne vite. Gradualisht po konsolidojme edhe departamentin e Informatikes me idene qe shume shpejt te krijohenedhedepartamentebrendafushe se informatikes.

Cfare eshte bere ne drejtim te zhvillimit te kerkimit shkencor?

Ne lidhje me kerkimin shkencor qe eshte nje shtylle e rendesishme e institucioneve te larta publike, Fakulteti i Shkencave te Natyres, po menaxhon me kujdes burimet e veta. Une kam shansin sot qe ne buxhetin e Shkencave te Natyres, Keshilli i Fakultetit ka miratuar nje fond te vecante ne dispozicion te stafit akademik. Ky fond do t’i vihet ne dispozicion stafit akademik i cili ne nje periudhe 2 javore do te paraqese projekte studimore qellimi i se ciles eshte realizimi i punes se tyre kerkimore ne lehtesimin e punes kerkimore te temave te doktoratures dhe te masterave. Drejte per drejte pune kerkimore ne departament realizohet nepermjet realizimit te tezes se doktoratures dhe te tezes se masterit te shkencave. Por ka edhe liri akademike jashte ketyre. Eshte hera e pare dhe kam kenaqesine ta them se Fakulteti i Shkencave te Natyres vendos fondin prej 300 mije leke te reja per nje projekt qe paraqitet, pra i bie 5 milion te reja per te gjithe stafin akademik. Praibie15-20projekte. Pra limiti eshte 300 mije varet nga niveli i grupit. Mund te jete projekt individual, ne grup ose ne nivel departamenti. Dy jane qellimet kryesore, per zhvillimin infrastrukturore te Fakultetit dhe per punen kerkimore sipas departamenteve. Fushat kerkimore kanetebejnemekerkiminakademik qe eshte i lidhur me tregun, me nevojat qe ka dhe jane pare te tere keto komponente parasysh ne menyre qe te realizojme jo vetem punen kerkimore por dhe plotesojme nevojen qe ka tregu real ne Shqiperi.

Po per sa i perket doktoraturave, a jane shpallur fituesit?

Ne kemi organizuar ne menyre te plote te pranimit te studenteve ne doktorature per vitin akademik 2012- 2013. Natyrisht kuotat kane ardhur pak me vonese. Por ne baze te statutit te Universitetit te Tiranes, ne ia kemi percjelle rektorit listen e kandidateve fitues. Listat e kandidateve fitues eshte shpallur nga dekani. Mund te jene vetem 10-15 kuota qe nuk jane plotesuar ende per efekte te kualiteteve ne programe te ndryshme. I tere stafi jone akademik ka qene disponibel. Ne jemi ne pritje perfundimtare nga ana e miratimit te listes per te filluar shkollen e doktoratures. Kjo zhvillohet per here te pare, pasi ne vitet e meparshme ne kemi pasur SHPU-ne e dikurshme dhe me master te nivelit te dyte qe u hoq nga ligji. Studentet e vitit te kaluar do t’i kalojme ne kete vit per te krijuar grupet dhe te zhvillojne leksionet e organizuara. Sepse rregulli eshte qe nese jane me pak se 10 studente ne nuk mund te hapim nje program. Keshtu qe shpresoj se kete numer e kemi superuar tashme dhe me te mbaruar regjistrimi i ketyre studenteve, do te fillojme shkollen e doktoratures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›