“Perballe Rama-Kokedhima, 44-a eshte zgjidhja e vetme” Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, kerkoi dje votat per nje mandat te trete qeverise ne Vlore, duke premtuar dyfishim te turizmit, rritje te punesimit dhe uljen e taksave. Ndersa akuzoi kreun e opozites, Edi Rama, se solli ne Vlore si kandidat, rrezikun me te madh per Vloren dhe Shqiperine, Koco Kokedhimen. “Keto vite, ne investuam ne Vlore me shume se kudo tjeter. Ne kater vite, ne do te bejme gjithcka per te dyfishuar turizmin, punesimin dhe te ulim taksat. Do te mundesojme rritjen me te madhe te bizneseve ne Vlore e mbare Shqiperine. Ne do te marrim gjate ketij viti, statusin e vendit kandidat, do te hapim negociatat per vend anetar ne Bashkimin Europian, do te bejme gjithcka per te liberalizuar vizat me vendin e madh te lirise, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo eshte alternativa, ky eshte vizioni, ky eshte modeli yne, qe ju e keni provuar gjate ketyre viteve”, - u shpreh kreu i qeverise. Perballe ketyre premtimeve, ai akuzoi se alternativa tjeter, eshte mungesa e plote dhe totale e respektit per te gjithe qytetaret e Vlores dhe rreziku Kokedhima. “Ke prure ketu ne Vlore, njeriun qe mezi shkel ne fshatin e tij ne Qeparo sepse mori parate e rruges se fshatit dhe nuk ndertoi rruge por i beri rrush e kumbulla. Solle Koco Kokedhimen, qe ndertoi dy pallate dhe gjymtoi Himaren. Ke sjelle ketu ne Vlore rrezikun me te madh te Vlores dhe te Shqiperise per sa i perket pangopshmerise, njeriu qe nuk pagoi taksat, qe mori te gjithe tenderat, qe kudo qe nisi punen i doli uje i zi, ne rrugen e lumit te Vlores qe se shpejti do te rindertojme, ne rrugen e Skraparit, ne rrugen e Qeparoit, ne rruget e Tiranes, ndaj dhe Kocoja te solli ty ketu, por Kocos i them, Edi Rames i them, gaboni rende, nuk gelltisni dot kurre Vloren dhe vlonjatet”, - u shpreh kryeministri. Ndaj ai kerkoi nga Rama, te respektoje vlonjatet. Sipas tij, kreu socialist nuk duhet te tregoje brockulla, si historine e gjyshit qe ka qene tregtar. “Sigurisht qe kur nuk ke ide per te ardhmen, do merresh me idete e gjysherit, idete e shkuara, sepse Vlora sot qarkullon mallra ne nje jave, sac qarkullonte e tere Shqiperia ne kohen e gjyshit tend. Ty te ka mbetur ora atje”, - akuzoi kryeministri. Ne takimin permbylles se fushates elektorale ne Vlore, kreu i qeverise permendi edhe pasurine. Sipas tij, ai ka 20 vjet ne politike, ka qene President i Republikes, ka 8 vjet kryeminister, por jeton ne nje apartament 125 metra katrore se rroga aq e perballon. Ndersa sipas Berishes, Rama vjen drejt karriges qe nuk do e marre ndonjehere, me nje vile te gjate 57 metra, me nje pallat 5-katesh pa deklaruar nje qindarke. “Se fundi i nderuar zoteri, familja eshte familje, eshte familje ne Shqiperi, eshte familje ne cdo komb, ajo eshte themeli i jetes. Kete vlere e shkelmojne vetem ata qe ndahen dhe martohen para cdo fushate elektorale per te marre vota dhe ti je nje i tille je”, - akuzoi kryeministri.
Berisha ne Gjirokaster: Rama 270 dite pa pune ne vit
Nga Gjirokastra, Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun socialist se nga 365 dite qe ka viti, 270 dite nuk ka punuar por ka bllokuar, ndersa Shqiperia dhe Partia Demokratike kane ecur perpara. Gjate mitingut elektoral ne kete qytet, Berisha beri thirrje qe vota ne 23 qershor te jete per Partine Demokratike dhe jo per kandidatet e majte, te cilet kandidojne ne kete qytet, pasi u perzune nga qytete te tjera. “Edi Rama, ti, nga 365 dite qe ka viti, 270 dite, te numeruara nje e nga nje, nuk ke dale ne zyren e punes. Prandaj perpiqesh te mbjellesh vrer, zi, deshperim e zhgenjim. Te gjitha keto, probleme te shpirtit tend, te psiqizmit tend, por jo tonat. Per ne, burrat e grate e punes, eshte djersa, eshte sakrifica e kenaqesia e saj, arritja e suksesi, besimi tek njeri-tjetri, tek Gjirokastra, tek Shqiperia, tek e ardhmja”, - u shpreh kryeministri. Sipas Berishes, Edi Rama eshte percaresi me i madh i minoritetit. “Po vellezer, minoriteti duhet te jete i bashkuar ne interesat e tij me te mira, ne rrugen e tij drejt prosperitetit, punesimit dhe integrimit. Edhe nje here, votoni 44-n, diten e clirimit, diten e lirise. Votoni 44, diten e Shqiperise, diten e Europes”, - vijoi kryeministri.
AKUZA
“Edi Rama, me qytetaret e ketij sheshi, te cfaredo kombesie qe te jene, mua me bashkon nje ideal i madh, ai i integrimit europian. Ndersa t’i ke bere gjithcka per te shkelmuar kete interes jetik te ketyre qytetareve”, - tha dje kryeministri.