Donald Rumsfeld në Tirane, town-hall me Berishen
Ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, mberriti dje per here te trete ne Shqiperi. Vizita e organizuar nga ministri dhe kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, do te filloje sot, me nje ceremoni dekorimi ne Presidence dhe me tej me nje bashkebisedim per NATO-n dhe sfidat e saj, takim qe do te zhvillohet se bashku me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin Mediu, ku do te marrin pjese dhe te ftuar te shumte. Pasdite do te jete nje ceremoni e promovimit te librit te tij, te botuar ne shqip. Ramsfeld njihet si nje prej mbeshtetesve kryesore te procesit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, si dhe nje prej miqve te shumte te vendit tone ne arenen politike nderkombetare. Kjo eshte vizita e trete e tij ne Tirane gjate 10 viteve, dy here si zyrtar dhe se fundmi si nje mik i shquar i Shqiperise. Nderkohe qe zyra e shtypit e Presidences njoftoi se ceremonia e dekorimit te Ramsfeld do te zhvillohet ne oren 10:30. Ndersa me pas eshte programuar edhe nje Town-Hall, bashkebisedim, qe do te zhvilloje kryeministri Berisha ne “Hotel Sheraton”. Donald Ramsfeld mori detyren e Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes ne vitin 2001, ne administraten e presidentit Xhorxh W. Bush. Njihet si nje nga njerezit me te rendesishem te Pentagonit dhe me rol vendimtar ne ecurine e ushtrise amerikane.