Konjufca: Thaçi ka pranuar të gjitha ofertat

Reagime të ndryshme kanë ardhur pas dështimit në takimin e nëntë në Bruksel. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka shprehur keqardhjen për mospërmbylljen e takimit me marrëveshje në rundin e nëntë të bisedimeve, transmeton KTV.
Sipas Çitakut, faji është tek politika e Beogradit, ndërsa është shprehur se Kosova e ka bërë koncesionin e vetëm me Pakon e Ahtisaarit. Ndërkohë, dy partitë opozitare, LDK e AAK, kanë thënë se pala kosovare nuk duhet të bëjë kompromise dhe kanë folur edhe për mosurgjencën e arritjes së marrëveshjes.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshjet që po i ofrohen palëve kanë ndryshuar gjatë tërë kohës, ndërsa kryeministri Thaçi i ka pranuar të gjitha deri tani./Indeksonline/