Sulmohet Çedomir Jovanoviq

Kreu i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, është sulmuar në një restorant nga disa persona, që sipas tij, janë të njohur tashmë për policinë.
Jovanoviq ishte me bashkëshorten e tij dhe disa miq të afërt dhe ishin duke biseduar rreth problemeve me Kosovën, raportojnë mediat serbe.
Çedomir Jovanoviq ka theksaur se huliganët e kanë rrahur atë si një foshnje dhe se ai pret që shteti të veprojë pas këtij sulmi.
Huliganët që sulmuan Jovanoviqin dhe miqtë e tij, u paraqitën si tifozë të klubit futbollistik Crvena Zvezda. Por Jovanoviq, ka thënë se ata njerëz janë kriminelë./Indeksonline/