Konkurenca e pandershme, taksistët 4+1 protestë në Elbasan
Shoferët e taksive 4+1 në qytetin e Elbasanit kanë protestuar paraditen e sotme kundër konkurencës së pandershme. Të mbështetur edhe nga sindikata përkatëse dhjetëra taksi marshuan në shenjë proteste që nga sheshi para stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” për tu ndaluar para Bashkisë së qytetit.
Kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksistëve, Gëzim Bardhi, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë për zgjidhjen e kësaj ceshtje, pasi ky fenomen po con drejt falimentimit shumë taksistë, të cilët thonë se janë taksapagues të rregullt.
Lidhur me këtë ceshtje ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili ka theksuar se zgjidhja e kësaj ceshtje nuk është në kopetencat e Bashkisë.
Gjatë protestës së sotme u angazhuan edhe forcat e policisë, të cilët siguruan qetësinë e marshimit, si dhe menaxhuan qarkullimin rrugor.