Protestë në Elbasan/ Shfryjnë taksistët: Bashkia na ka braktisur
Elbasan- Rreth 50 drejtues taksish në Elbasan kanë protestuar sot para Bashkisë, duke kërkuar që ky institucion të marrë masa ndaj taksive që punojnë pa liçensë.
Ata kanë bërë një marshim në disa prej rrugëve të qytetit dhe më pas janë vendosur para Bashkisë duke kërkuar një takim me drejtuesin e saj Qazim Sejdini. Në kërkesat e tyre përfshihet largimi nga qarkullimi dhe marja e masave ndaj taksive që janë pa liçensë dhe nuk paguajnë taksa, të vendosen tabela tek vendqëdrimi i taksive, dhe taksitë e fshtarave përreth të mos qarkullojnë në qytet.
Por kërkesat e tyre janë rrëzuar nga kreu i bashkisë pasi sipas tij Bashkia ua ka plotësuar të gjitha kushtet që ata kërkojnë.
Vetë drejtuesit e taksive kanë paralajmëruar protesta masive nëse nuk plotësohen kërkesat e parashtruar prej tyre.