E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca kritikon Bankën e Shqipërisë

Tiranë, 11 qershor, NOA - Banka e Shqipërisë ka rritur më tej barrierat ndaj individëve që kërkojnë të investojnë në bono thesari.

Kritika vjen nga Autoriteti i Konkurrencës, që pas një hetimi në këtë treg, ka kërkuar të rikthehet skema e vjetër, ku cilido që kërkon të investojë në bono ta bëjë këtë pranë sportelit të bankës qëndrore. Aktualisht një individ hap një llogari pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa paratë i arkëton në një nga bankat e nivelit të dytë.

Sipas kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, i është sugjeruar bankës qëndrore që të pranojë individët në sportelin e saj, për të kryer të gjitha veprimet.

Në bazë të vendimit të këtij institucioni, banka duhet të rikthejë depozitimin cash pranë saj, si një mënyrë për të eleminuar kostot e transaksionit në shumat e investuara.

Por problemi nuk qëndron vetëm tek procedurat e ndërlikuara, por edhe tek kostot e fshehta që paguan individi apo subjekti.

Ky i fundit për një investim të tillë paguan dy herë komision, një herë pranë Bankës Qëndrore dhe një herë pranë bankës së nivelit të dytë.

Problem më vete janë edhe kostot e padeklaruara, qytetari nuk është i informuar për pagesat, pasi askush nuk i informon. Është detyrë e bankës qëndrore që në kuadër edhe të transparencës të kërkoj, por edhe të autorizojë informinin e plotë të këtij procesi, - vijon më tej Milo.

Blerja e bonove të thesarit mund të kryhet edhe në bankat e nivelit të dytë, por këto të fundit nuk japin informacionin e nevojshëm për shkak se janë të interesuara për depozita. Bonot e thesarit janë letra me vlerë të qeverisë.

Blerja e tyre nga individët ka fitime më të larta se një depozitë në një nga bankat e nivelit të dytë.

r.l/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›