E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihet në pikëpyetje mbijetesa e BP

Aksionet e British Petroleum, që tregtohen në bursën e Nju Jorkut ranë më shumë se 15% të mërkurën, në pikën më të ulët 14 vjeçare për shkak të rritjes së shqetësimit të kostos që duhet të paguajë kompania për zhdëmtimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin

e Meksikës. Aksionet e kompanisë ranë në 29.20 dollarë, ose me 5.46 dollarë duke u mbyllur në pikën më të ulët që nga 14 gushti i vitit1996. Që nga 20 prilli, kur nisi rrjedhja e naftës, kompania ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj në bursën e Nju Jorkut. Norma e raportit midis çmimit dhe fitimeve në ardhmërinë 12 mujore ra në 5.45 dollarë, ndërsa kapitalizimi në treg ka rënë në 91.4 miliardë dollarë. Aksionet e kompanisë ranë në mesditën e së mërkurës, pasi revista Fortune, publikoi në Ëebsite-in e saj, një artikull ku citonte një analistë të vërë në dyshim aftësinë e kompanisë, për të mbyllur rrjedhjen e naftës si dhe aftësinë e saj për ti mbijetuar krizës. "Nuk besoj se kompania do ndalojë së ekzistuari. Asetet e saj janë me dhjetëra miliardë dollarë dhe ato do të merren nga një tjetër kompani e cila do të nxjerrë një brand të ri.

BQE, përballë sfidave të krizës së borxheve
Në mbledhjen e saj, Banka Qendrore Evropiane, po përballet me sfidën e madhe të krizës së borxheve sovrane në Eurozonë, krizë e cila e detyroi të heqë dorë nga rezistenca për të blerë bono në treg, si dhe të heqë dorë nga planet për një politikë monetare më konservatore. Analistët parashikuan mbajtjen në nivelin e 1% të normës bazë të interesit.Komunikimi me publikun do përqendrohet në ndryshimin e qëndrimit të bankës, mbi blerjen e drejtpërdrejtë në tregje të bonove sovrane të Eurozonës, nga Banka Qendrore Evropiane, pasi vendimi u mor vetëm 4 ditë pas Jean-Claude Trichet, mohoi se do të kishte një program të blerjes së bonove. Deri të premten e kaluar, Banka Qendrore Evropiane, ka blerë bono sovrane në vlerën e 40.5 miliardë eurove, por ende nuk ka qartësuar se cila është shuma që ka vënë në dispozicion të bonove dhe sa kohë do të zgjasë ky program. Tregjet e kanë në fokus mbledhjen e Bankës Qendrore, pasi aty shikojnë vendosmërinë evropiane për tu përballur me krizën e borxheve.

Kina: Euroja do ti mbijetojë krizës
Euro do të jetë e aftë ti mbijetojë krizës së borxheve sovrane të Eurozonës. Kështu deklaroi Shefi Ekzekutiv i Fondit Kombëtar kinez të Pensioneve. Mbështetja verbale ishte e mjaftueshme të rriste vlerën e euros me 0,4%, kundrejt dollarit në tregtinë aziatike. Dai Xianglong, Shefi i Fondit Kombëtar kinez të Pensioneve, që menaxhon 114 miliardë dollarë, shtoi se deficiti i lartë fiskal në Shtetet e Bashkuara, është një shqetësim serioz që mund të dëmtojë rëndë vlerën e rezervës kineze në monedhë të huaj. "Mendoj se është krejtësisht normale që euro të përjetojë lëkundje të vlerës së saj, në raport me monedhat e tjera për shkak të krizës europiane të borxheve. Besoj se euro do të stabilizohet gradualisht dhe do ti mbijetojë kësaj krize," tha Dai për një forum financiar në Pekin. Në muajin mars Dai deklaroi për publikun, se Fondi kinez i Pensioneve, synon të hedhë më shumë para në stoqet dhe bonot e huaja, në firmat e huaja të tregtisë monetare si dhe në firmat e palistuara në bursa. Fondi kinez i pensioneve ka rreth 6.7% të aseteve të investuara jashtë territorit të Kinës.

Last Updated on E Premte, 11 Qershor 2010 07:25

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›