Konkurrenca nis hetimin per cmimet e ushqimeve e ilaceve
TIRAN- mimet e mallrave ushqimore dhe ilaceve jane kthyer ne nje nder problematikat me te mprehta per konsumatoret pasi shtrenjtimi i vazhdueshem i tyre po rrit nga dita ne dite koston e jeteses ne vend. Pikerisht keto dy tregje jane vene nen shenjestren e Autoritetit te Konkurrences.
Ky i fundit nisur se fundmi nje hetim ne tregjet e disa mallrave ushqimore te cilat kane njohur edhe shtrenjtimin me te madh sic jane orizi sheqeri apo vaji vegjetal. Nisja e hetimit u konfirmua dje nga Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences Lindita Lati gjate parashtrimit te raportit vjetor para Komisionit te Ekonomise ne Kuvend.
Ushqimet
Paraprakisht dyshohet per nje situate monopol ne tregun e ushqimeve apo per ekzistencen e marreveshjeve midis kompanive me te medha por eshte perfundimi i hetimit ai qe do te nxjerre ne pah problemet. Hetimi eshte ne fazen fillestare dhe ekspertet e Autoritetit te Konkurrences jane duke mbledhur te dhena ne lidhje me zhvillimet ne tregun e ushqimeve.
Me lejoni qe tju informoj qe tregun ushqimor te sheqerit orizit dhe vajit vegjetal ne e kemi ne hetim paraprak dhe jemi ne procedure. Kjo do te thote qe autoriteti ka pare me shume kujdes jo vetem strukturen e tregut por njekohesisht do te kaloje nepermjet analizave te te gjithe faktoreve qe ndikojne ne keto tregje - iu pergjigj ajo pyetjes se deputetit socialist Ervin Koci.
Konsumatoret jane perballur me nje rritje te theksuar te cmimeve te mallrave te perdorimit te perditshem si dhe te ushqimeve qe prej diteve te para te ketij viti. Shtrenjtimi u pasqyrua edhe ne te dhenat e INSTAT-it ne lidhje me inflacionin i cili kerciti ne 4.5 per qind pergjate muajit te dyte te ketij viti. Banka e Shqiperise nderhyri se fundmi duke rritur me 0.25 per qind normen baze te interesit per lekun per ti paraprire nje rritjeje te metejshme te cmimeve.
Gjithsesi Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani paralajmeroi nje rritje te metejshme te cmimeve ku vendimtare do te jene zhvillimet ne tregjet e jashtme dhe jo ne tregjet vendase.
Tregu farmaceutik
Autoriteti i Konkurrences pritet te nderhyje dhe ne tregun e ilaceve. Edhe pse numerohen rreth 23 kompani qe merren me importimin e ilaceve duket se zhvillimet ne kete treg si dhe marzhi i fitimit te e kompanive ka terhequr vemendjen e autoritetit. Duke marre sinjale dhe shqetesime qe jane paraqitur prane ketij komisioni Autoriteti i Konkurrences ka rihapur perseri nje procedure monitorimi per te kaluar ne nje analize reale te gjithe proceduren dhe gjithe nivelet e tregjeve - tha Lati.
Tregu i ilaceve ka qene gjithnje nje qender te akuzave nga politikanet e te dyja kraheve politik. Vete Ministri i Financave Ridvan Bode ka theksuar se aktualisht ky treg funksionon ne situate monopoli duke renduar buxhetin e shtetit por edhe xhepat e konsumatoreve. Nga ana tjeter deputetet e PS-se Erjon Brace Eltar Deda dhe Ilir Beqja kane diskutuar vazhdimisht per kete treg duke denoncuar rritjen e cmimeve apo devijimet me skemen e ilaceve te rimbursueshme.