E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca për të dashurën, italiani qëllon shqiptarin

18/06/2009  Dënohet autori edhe për racizëm

GENOVA- Me dhjetë vjet burg u dënua një 25-vjeçar italian që goditi një shqiptar 19 vjeç me çelës anglez dhe përdori fjalë raciste kundër tij. Ky ishte vendimi i gjykatës së Xhenovas, sipas të cilës Livio Panizzi u shpall fajtor. Më 22 tetor të këtij viti Panizii takoi 19-vjeçarin shqiptar në një stacion autobusi, teksa ai ndodhej në shoqërinë e dy miqve. Menjëherë shpërtheu një zënkë mes tyre. Panizi i rrëmbeu një çelës anglez nga makina dhe e qëlloi. Sherri kishte lindur herët mes tyre pas italiani e shihte shqiptar si rival sepse 19-vjeçari kishte mundur të zinte të dashur një prej vajzave që pëlqehej më shumë në atë zonë. Kështu, në pamundësi për ta bërë për vete vajzën, 25-vjeçari italian e kërcënonte shqiptarin të kthehej në Shqipëri dhe përdori shprehje raciste kundër tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›