Konkurrim për video mjedisore
Kjo iniciativë vetëdijesimi ka për qëllim adresimin vizual të çështjeve mjedisore në Kosovë dhe ndarjen e tyre me publikun e gjerë gjatë edicionit të sivjetshëm të DokuFestit, që mbahet prej 7–15 korrik, në Prizren.
Qytetarët që dëshirojnë të konkurrojnë për këtë çmim mund të përzgjedhin vetë teknologjinë me të cilën dëshirojnë të realizojnë videon (si kamerë, telefon celular, webcam, etj), ndërkaq videot duhet të jenë mes një dhe pesë minutëshe. Autorët duhet të jenë mbi 18 vjeç.
Videot do të shfaqen gjatë festivalit, ndërsa videoja më e mirë do të shpallet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të festivalit DokuFest dhe do të shpërblehet me 1.000 euro.
Afati i përfundimtar për dorëzimin e videove - në ndonjërën nga degët e ProCredit Bankës - është 31 maj 2012.