E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takon profesorët e Fakultetit të Muzikës

Tre emrat e njohur të muzikës klasike në Kosovë: Venera Kajtazi – flautiste, Antonio Gashi – violonçel, dhe Lule Elezi – pianiste, ishin tre mësimdhënësit e Departamentit të Muzikës, të Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës (UP) të cilët u takuan të mërkurën me rektorin e UP’së, Mujë Rugova, në lokalin Stars n' Bars, që ndodhet përballë ambienteve Departamentit të Muzikës.

Megjithëse nuk u dha ndonjë lajmërim zyrtar lidhur me arsyen e takimit të tyre me rekrutin Rugova, duhet kujtuar se një ditë më herët (më 24 prill) studentët e Departamentit të Muzikës mbajtën një protestë para objektit të Rektoratit, në të cilën kërkuan përmirësimin e kushteve të studimit, respektivisht, paralajmëruan eskalimin e mëtutjeshëm të protestës në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›