Penalltia e Ramosit, kërcënim për jashtëtokësorët (video)

Pas ndeshjes Real Madrid – Barcelona, një prej futbollistëve më tragjik ishte pa dyshim mbrojtësi Sergio Ramos i cili humbi penalltinë që do ta kthente në lojë gjigantin madrilen.
Iker Casillas me dy pritje të njëpasnjëshme i dha shpresë Realit, por ishte radha e Ramosit. Mbrojtësi madrilen goditi sikur të ishte duke ekzekutuar një degazhim, dhe topi përfundoi lart mbi portë.
Ky dështim i jashtëzakonshëm i tij është shndërruar në cak të përqeshjeve në portalet e internetit. Vlen të shikohet një video që tregon se ku mund të ketë përfunduar topi pas goditjes nga Ramos. Larg në hapësirë.