E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Vendi në ngërç politik, tre ligjet dhe KQZ-ja duan konsensus

arvizu-yesTiranë- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Aleksandër Arvizu në një intervistë në ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet plotësuar dhe duhet të funksionojë me një përbërje të plotë prej shtatë anëtarësh.

Teksa foli mbi situatën politike në vend Arvizu tha edhe se çfarë axhende ka ditën e 23 qershorit.

Zoti Ambasador si e vleresoni fushaten elektorale? Me e qete apo me e ashper se sa e prisnit? 

Ka qene nje fushate e veshtire per tu kuptuar. Jam perpjekur te kuptoj tematiken. Kam qene ne 2011, ku fushata ka qene shume e ndezur.

Besoni se ishte i gabuar shkarkimi i anetarit te LSI-se ne KQZ? 

Ka qene shume problematike. Kam folur publikisht per kete. Ka qene nje procedure me shume pikepyetje. Ajo qe ka qene problematike per mua, qe kur LSI u largua nga koalicioni nisi nje rrethane e pazakonte. Une takova Zotin Rama dje, per ceshtjen e KQZ. Nga pikepamja e PS, ata nuk kane nje objeksion te parimit per te qene 3 me 3. Kjo mund te ish zgjidhur politikisht. Ti tregoni bashkesise nderkombetare se dialogoni.

Zotin Meta deklaroi se nese do ish kerkuar nga mazhoranca ai do ta terhiqte anetarin nga KQZ-se. Ceshtja eshte pse nuk e beri me pare? 

Te jemi te sinqerte, ata po perpiqen te fitojne avantazh politik. Ne ate kohe me shpjeguan mua, qe ajo qe ka qene me interes per te dy palet, ka qene jo perberja e KQZ, por e 89 KZAZ-ve.

Qendrimi juaj, kur deklaruat kohe me pare se largimi i nje anetari te LSI-se nga KQZ mund te fuse vendin ne kundershti me SHBA, e konsideroni sot si te nxituar? 

Kam pasur disa biseda me njerez te ndryshem. Une them se kam pasur te drejte. U vertetua se kisha te drejte. Ka pasur nje rrethane te pazakonte me largimin e LSI nga koalicioni, por ngerci dhe mungesa e balancat, do te ishte mire te trajtohej nga te dy palet politikisht. Pra eshte nje mundesi e humbur, politikes ju ofrua nje mundesi per konsensus dhe dialog.

Pse kerkoni mirekuptim dhe jo zbatim te frymes se ligjit? 

Problemi me 3 ligjet, mund te ishte zgjidhur me konsensus. E njejta gje mund te ishte bere me KQZ-ne. Eshte e njejta situate. Ky eshte nje ngerc.

Qendrimi juaj ne lidhje me shkarkimin e anetarit te LSI-se ne KQZ ishte personal apo i rekomanduar nga Departamenti i Shtetit? 

Pozicioni qe une kam shpallur ka qene teresisht i koordinuar nga Uashingtoni. Ne jemi ne terren dhe flasim me njerezit, kemi perditesime te minutave te fundit. Ne Uashington, ata jane larg dhe mbeshteten ne raportet tona.

Zoti Moore deklaroi se PS dhe LSI duhet te plotesojne emrat ne KQZ. A i qendroni dhe ju kesaj deklarate? 

E kam lexuar deklaraten e zotit Moore dhe e kam diskutuar kete edhe ne telefon. Pozicioni yne per KQZ eshte qe ne besojme qe KQZ-ja duhet te konstituohet plotesisht. Nuk eshte ndertuar te punoje me 4, 5 apo gjashte, por me 7 anetare. Kjo eshte ne Kodin Zgjedhor dhe keshtu duhet te funksionoje.

Ju takuat dy dite me pare zotin Rama, cfare ju tha ai, a eshte i gatshem te plotesoje vendet vakante ne KQZ? 

Ai ka thene se jane te gatshem te ecin para menjehere. Por ka nevoje per garanci se procesi dhe integriteti i KQZ-se nuk do te komprometohet. Me sa duket palet keshtu do te vazhdojne. Por une them se ky eshte nje sinjal i gabuar qe i drejtohet shqiptareve.

Nese KQZ nuk plotesohet, cfare komplikimi do te kete ne zgjedhje? 

Problemi eshte ky, le te jemi te sinqerte se per disa ceshtje kerkohet shumica e pese votave, menyra si eshte ngritur tani, rezulton se cdo vendim qe kerkon pese vota, do te shkoje ne Kolegjin Zgjedhor. Kjo nuk eshte menyra si duhet te funksionoje institucioni. Kolegji Zgjedhor duhet te jete i fundit.

Zoti ambasador, a ka nje qendrim tuaj personal per keto zgjedhje? A do te jeni te perfshire ne keto zgjedhje, ne kuptimin e favorizimit te ndonje koalicioni? 

Jo aspak, ne jemi neutral. Nuk kemi te favorizuar asnje koalicion. Absolutisht nuk kemi asnje favorit.

Ketu jane bere disa deklarata se SHBA jane ne favor te nje rotacioni? A jane realisht SHBA te interesuar per rezultatin e zgjedhjeve ne Shqiperi? 

Nese do pyesni secilindo amerikan qe ndjek politiken, si ndihen ata per parimet e rotacionit, cilido prej tyre do te thote eshte nje parim i mire. Nese zgjedhjet jane te lira, te ndershme dhe transparente, njerezit vendosin kur duhet rotacion per lidershipin.

A keni realisht frike se mund te jete problematike periudha pas zgjedhore? 

Paksa. Sinqerisht do te ishte mire, nese cila do nga partite, te mund te fitonte me nje fitore bindese, per shembull 74 me 66, ku rezultatet jane te qarta dhe te pastra. Do ishte e pafat nese do te kishte nje rezultat 71 me 69.

A ka nje ftohje te marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise, me sakte me kryeministrin? 

Mendoj qe marredheniet mes SHBA dhe Shqiperise jane shume te forta. Bashkepunimi eshte i forte, zoti Berisha eshte kryeminister.

A ka nje problem mes jush personalisht dhe kryeministrit Berisha? 

Jo.

A keni pasur ju nje axhende personale qe nuk perputhet me Uashingtonin? 

Kur zoti Moore ishte ketu, Reeker po ashtu, ata e ben te qarte, se perfaqesuesi i SHBA ne Shqiperi flet ne emer te SHBA. Besoja se kjo ishte e qarte. Une nuk e kam luksin e te pasurit te opinioneve personale. Ato jane zyrtare.

Kryeministri Berisha deklaroi se do te punoje ne 4 vitet e ardhshme per liberalizimin e vizave me SHBA. Kaq e veshtire eshte heqja e vizave me SHBA per Shqiperine? 

Para se gjithash, ne jemi habitur kur ndodhi kjo. Megjithese eshte fushate dhe nuk duhet te habitemi. Por pergjigjja jone ka qene e drejtperdrejte. Eshte nje program specifik per levizjen pa viza ne SHBA dhe ka kerkesa shume teknike qe shtetet te aplikojne duhet te plotesojne dhe nje nder to eshte qe refuzimi i vizave te jete ne masen 3%. Per Shqiperine ka qene mbi 40.5%. Programi i liberalizimin e vizave me SHBA nga ato me BE eshte i ndryshem. Nuk ka nje Stefan Fyle ne SHBA qe te jape nje vleresim e raport. Ka kerkesa teknike dhe Shqiperia ka nje rruge te gjate per te bere. Eshte gje e mire te shpresosh dhe te aspirosh.

Ne keto zgjedhje, forcat politike kane perfshire njerez te perfshire ne boten e krimit dhe problemeve me ligjin. A keni nje koment per kete? 

Kam degjuar disa komente te favorshme per njerez, kandidate ne te dy partite. Une mendoj se kandidatet duhet te vleresohen ne menyre individuale nga populli.

Ka edhe shume biznesmene? 

Eshte nje fakt i jetes. Eshte e kushtueshme edhe pjesa e kandidimit. Duhen para per fushaten.

Kolegu juaj Ambasadori i BE Sequi, ishte i pakenaqur me perfshirjen e paket te femrave ne lista. Po ju? 

E kam thene edhe me pare, nuk kam asgje kunder burrave shqiptare, por ka kaq shume gra mbreselenese dhe ato nuk perfaqesohen sa duhen ne Parlament. Bie plotesisht dakord me kolegun Sequi.

Cila do te jete axhenda juaj ne diten e zgjedhjeve? 

Nga sot deri ne zgjedhje une do te leviz ne qytetet e Shqiperise, Kukes, Vlore, gjithandej. Ne diten e zgjedhjeve, une do te vizitoj disa qendra votimi dhe do ndjek median, TV Klan sigurisht. Nderkohe qe zyrtare te ambasades, stafi gjithashtu do te shkojne ne vende te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›