Kukës, plagoset kreu i PD në Shtiqën, në Prezë digjet banesa dhe biznesi i kreut të PS
TIRANE- Incidente në Kukës e Tiranë 24 orë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Në mesnatë është qëlluar me breshëri automatiku kreu i PD në Shtiqën të Kukësit, ndërsa rreth orës 04:00 u dogj shtëpia dhe biznesi i kreut të PS në Prezë.
DIGJET BANESA DHE BIZNESI I KREUT TE PS NE PREZE
Ora 08:10- Një ngjarje e rëndë është regjistruar edhe në Prezë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmakut i është djegur banesa dhe biznesi, për shkaqe ende të panjohura. Ngjarja sipas burimeve të afërta ka ndodhur rreth orës 04:00.
Fatmirësisht të afërmit e Kajmakut kanë mundur të shohin flakët e zjarrit duke shpëtuar familjen Kajmaku nga asfiksia. Mësohet se biznesi dhe banesa ishin në emrin e babait të Lavdi Kajmakut Shefqet Kajmaku.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të neutralizojnë edhe flakët, ndërkohë që sipas tyrë zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi ka pasur 8 vatra zjarri.
PLAGOSET KREU I PD NE SHTIQEN TE KUKESIT
Ora 07:00- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Kukës, Bujar Shehu 38 vjeç, kryetar i degës së PD në Shtiqën, njëkohësisht edhe drejtor i Bordit të Kullimit është qëlluar me breshëri automatiku.
35-vjeçari është dërguar në Spital Ushtarak ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Shehu ka qenë duke udhëtuar me makinë drejt banesës së tij kur persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e qëlluan me breshëri automatiku. Në momentin e krimit Shehu gjendej i vetëm në makinë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetime për zbardhjen e saj.
(ma.ar/a.k/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tensione, 24 orë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale