Dy studentet në koma, mjekët: Asnjë përmirësim
2 studentet e plagosura rëndë, që tashmë po kurohen në Austri ende nuk janë zgjuar nga koma artificale. Mjekët e Spitalit Ushtrak bëjnë të ditur se tek 2 vajzat mund të kryhen ndërhyrje kirurgjikale edhe në këtë gjendje.
Edhe pse janë kryer tentativat e zgjimit, studentet nuk kanë reaguar dhe në këtë mënyrë mjekët kanë vendosur që provën e fundit të zgjimit ta kryejnë javën e ardhshme.
Ndërsa në spitalin e Vjenës studentet qëndrojnë nën mbikqyrjen e rreptë të mjekëve, 2 prej të cilëve janë mjekë shqiptarë nga Kosova. Si Eriselda Gubere ashtu edhe Florie Peci janë në koma artificiale që të hënën për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra nga ai aksident.
Ambasadori ynë në Vjenë, Vili Minarolli, ka raportuar për mjekët në Spitalin Ushtarak se gjendja e studentes Peci është më e stabilizuar, ndërsa studentja Gubere ka të nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve në shpretkë dhe pankreas.
Ndërsa në qytetin e Elbasanit, vendi në të cilën studionin të rejat është mbajtur meshë për viktimat. Në kishën "Shën Mëria" At Nikolla Mati drejtoi meshën duke u lutur për shpirtat e viktimave. Të pranishëm në meshë ishin të afërm të viktimave, studentË të Gjuhë Letërsisë dhe pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani.