E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe pas tragjedisë, Vlora sërish destinacion ekskursionesh

Edhe pse Vlora dhe Himara u përfshinë nga një tragjedi ku pati viktima dhe të plagosura rëndë, nxënës dhe studentë të tjerë kanë zgjedhur sërish këto qytete për ekskursionet e tyre.

Autobusë vendas dhe të huaj janë të tejmbushur me nxënës dhe studentë për të vizituar jugun e vendit.Nisur nga edhe nga pasojat e tragjedisë, policia e qarkullimit rrugor në Vlorë ka forcuar kontrollet dhe masat per shkelësit dhe kundravajtësit.

Ngjarjet e fundit për fat të keq kanë shënuar viktima në nxënës dhe studentë. Për këtë arsye Drejtoria Arsimore e Vlorës thotë se është e prerë për të rritur kontrollin e ekskursionistëve, duke kërkuar nga shkollat përkatëse cdo dokumentacion mbi këtë udhëtim dhe në anën tjetër raportohet se Drejtoria ka refuzuar disa ekskursione.
 

Sipas kreut të Drejtorisë Arsimore, asgjencitë e udhëtimit, të cilat kanë lidhur marrëveshje me kopshtet, shkollat dhe universitetet për realzimin e ekskursioneve dhe ekspeditave, duhet të kenë dokumentacion të plotë në lidhje me kushtet auteknike të mjetit me të cilën udhëtohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›