Konkurueshmeria globale dhe Shqiperia

Konkurueshmëria globale dhe Shqipëria. Ka qenë kjo tema e një tryeze bisedimesh mes ekspertëve më të njohur shqiptarë të ekonomisë dhe financave e organizuar nga TBU. Vendi ynë është vlerësuar për këtë indeks prej më shumë se 7 vitesh nga Forumi ekonomik Botëror duke shfaqur cdo vit përmirësime në analiza dhe konkluzione. Gjatë këtij forumi të rëndësishëm u vu theksi tek konkurrueshmëria shqiptare në kohë dhe hapësirë, roli i politikave publike, i sipërmarrjes private, sektorit financiar dhe metodologjia e përdorur në kohë e këtij indeksi. Duke zbërthyer konkurrueshëmrinë sipas faktorëve përbërës, zëvendës ministri i ekonomisë Enno Bozdo u shpreh se mënyra se si është zhvilluar në shqipëri ky studim vitet e fundit ka qenë mjaft pozitiv. Ai është ndalur kryesisht tek faktori infrastruktur, ku investimet nga ana e qeverisë në këtë sektorë kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë në vend. Ndërkohë që në fjalën e tij eksperti i financave dhe deputeti I PS Arben Malaj u shpreh se indeksi i konkurrueshëmrisë është indeksi më i poltë që pasqyron zhvillimin e ekonomisë së një vendi. Por pavarësisht kësaj, Malaj thekson se problemi në Shqipëri lidhet me institucionet.
Një nga zërat e njohur mbi analizën ekonomike Selami Xhepa theksoi në këtë tryezë bisedime të TBUsë se një nga faktorët e tjerë të rëndësishëm të analizës konkurruese të një vendi është inovacioni që sipas tij varet kryesisht nga përgatitja dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve njerëzore, ajo se cfarë sektori privat dhe firmat bëjnë për të.
Ky forum i rëndësishëm i organizuar nga presidenti i TBU Artan Hoxha dhe stafi i tij,
me pjesëmarrjen e ekspertëve nga politika, academia, profesionistëve, bizneseve, shoqërisë civile dhe medias me analiza, diskutime dhe reflektime do të shërbejë si një burim i mëtejshëm informacioni për politikbërsit për të përmirësuar më shumë të gjithë faktorët e indeksit dhe për ta bërë Shqipërinë sa më konkurruese.