Asnje ankimim per tenderin e Albpetrol
Përfundon afati i ankimimeve lidhur me tenderin për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Mesnata e djeshme shënoi edhe mbylljen e afatit. Ministria e Ekonomisë bën te ditur se në drejtim të saj nuk arriti asnjë pretendim lidhur me renditjen e konkurrentëve, të kryesuar nga konsorciumi amerikan Vetro Energy.
Të premten e shkuar Zëvendësministri i METE, Sokol Dervishaj, paraqiti raportin paraprak të renditjes së kompanive, ku konsorciumi amerikan, “Vetro Energy” mori maksimumin e pikëve. Komisioni i vlerësimit të ofertave shqyrtoi për 20 ditë, të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë, duke marrë parasysh se 75% të kritereve për blerjen e aksioneve të kompanisë i zë çmimi i ofruar ndërsa 25% përvoja në fushën e energjisë dhe plani i investimeve.
Pas dorëzimit të dokumentacionit në Këshillin e Ministrave, kompania fituese duhet të paguajë 20% të vlerës së ofruar në mënyrë që të fillojë negocimi i kontratës për shfrytëzimin e burimeve natyrore të naftës dhe gazit. Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë, kompania ka 25 ditë kohë afat për të depozituar të gjithë shumën e ofruar. Zotëruesi i ri i Albpetrolit do të ketë në pronësi të gjitha asetet e ndërmarrjes shtetërore si edhe shfrytëzimin e 1400 puseve në fushën e Patos-Marinzës dhe Kuçovës për një periudhë 25- vjeçare.
Raporti i vlerësimit të ofertave pritet të dërgohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të shpallet edhe kompania fituese.