Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve

Jonathan Stonestreet shefi misionit të OSBE-ODIHR është rikthyer në Shqipëri për t'i prezantuar palëve problematikën dhe rekomandimet e dala nga raporti për zgjedhjet e 8 Majit. Sikurse edhe në raportin përfundimtar, zoti Stonestreet e ka patur të vështirë të japë një konkluzion final nëse zgjedhjet lokale i përmbushën standardet e kërkuara nga BE.
Kryevëzhguesi OSBE-ODIHR-it, i shoqëruar nga ekspertët e zgjedhjedhjeve, zonja Nicolas Shmid dhe Richard Lapin, janë takuar fillimisht me ministrin e punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto.
"Është kënaqësi të jemi përsëri në Shqipëri për të prezantuar raportin përfundimtar, i cili përmban një përshkrim të plotë lidhur me zgjedhjet e 8 Majit. Në raport përfshihen aspektet pozitive njëkohësisht edhe cfarë duhet përmirësuar. Është me rëndësi për t'u fokusuar në ato aspekte ku mund të realizohen përmirësimet. Rekomandimet Raporti të lexohet si një i tërë dhe ju vetë të kuptoni se cilat jane fushat që duhen parë më shumë
Jonathan Stonestreet
Kryetari i Misionit të Vëzhguesve e zgjedhjeve lokale janë me rëndësi të shikohen së bashku me rekomandimet e zgjedhjeve të 2009-ës. Elementi thelbësor është realizimi zgjedhjeve përmes të cilave votuesit shprehim vullnetin e tyre dhe nuk është një bejetë mes partive politike. Është e nevojshme ndërmarrja e hapave të duhur në kuadrin ligjor të zgjedhjeve për të cilin duhet një vullnet politik. Shpresojmë që reforma zgjedhore të nisë së shpejti, nuk është nevoja të niset me urgjencë por duhet të përfundojë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të ardhëshme.
I pyetur nga Top Channel për të dhënë një përgjigje përfundimtare nëse zgjedhjet e 8 majit i plotësuan standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët dhe përse fjala standard nuk përmendet asnjëherë në raport, Jonathan Stonestreet i është përgjigjur me evitimin e fjalën 'standard' por duke përdorur fjalën 'angazhim'.
"Në raportet tona ne i referohemi angazhimeve të OSBE-së. Në fakt në disa pjesë të raportit ne disa herë e kemi shprehur se ku angazhimet s'janë plotësuar. Ju keni të drejtë kur thoni se nuk ka një konkluzion të përgjithshëm, i cili do të ishte si kryetitull i një gazete, por janë konkluzione në të gjithë raportin për të cilat mendoj se duhen lexuar me kujdes dhe shikoni ato aspekte se ku duhet bërë përmirësi e ndërmarrë veprime konkrete", tha Stonestreet.
Ministri i Jashtëm Haxhinasto ka shprehur nevojën e një angazhimi gjithpërfshirës jo vetëm të politikës në reformën që synohet t'i bëhet kodit zgjedhor.
"Rekomandimet që janë vendosur në raport do të shërbejnë si një plan i rëndësishëm punë si një pikë reference për reformën zgjedhore. Kemi folur për nevojën për të nisur reformën zgjedhore, për procesin për metodologjinë se si duhet të realizohet ajo, si një proces i hapur gjithëpërfshirës", tha Haxhinasto.
Topi: Reforma zgjedhore, domosdoshmeri
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot një ekip ekspertësh të misionit të OSBE/ODIHR-it, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë, të drejtuar nga Kryetari i Misionit të Vëzhguesve, Jonathan Stonestreet.
Presidenti Topi vuri në dukje se klasa politike shqiptare dhe institucionet e larta të shtetit kanë lexuar me vëmendje rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR-i dhe janë bashkuar në përfundimin se kryerja e reformës zgjedhore është një domosdoshmëri dhe një proces për realizimin me sukses të së cilit duhet patjetër rifillimi sa më parë i punës.
“Ky fakt thekson edhe një herë nevojën imediate që palët e përfshira në këtë proces, partitë politike e të gjithë aktorët institucionalë, të gjejnë rrugët e komunikimit në mënyrë që të mundësohet një bashkëpunim konstruktiv dhe i përgjegjshëm për të rifituar kohën e humbur dhe për të finalizuar këtë reformë, e cila do i garantojë qytetarëve dhe votuesve shqiptarë zgjedhje të lira, të ndershme dhe sipas standardet demokratike”, u shpreh Presidenti i Republikës gjatë bisedës së zhvilluar me ekspertët e misionit të OSBE/ODIHR-it.
Nga ana e tij, zotin Jonathan Stonestreet falënderoi Presidentin Topi për këtë takim duke çmuar rolin ekuilibrues të Kreut të Shtetit si simbol i unitetit të popullit, dhe në vijim vuri në dukje nevojën e nisjes sa më parë nga puna të reformës zgjedhore ku OSBE/ODIHR-it do të ofrojë jo vetëm rekomandimet dhe vërejtjet e veta, por edhe ndihmesën e përvojën e vet të efektshme. Zoti Stonestreet theksoi se ky proces reformimi ligjor duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, në mënyrë që gabimet dhe të metat e vëna re gjatë zgjedhjeve të shkuara, të mos përsëriten më duke rritur nivelin e demokracisë shqiptare dhe institucionit të zgjedhjeve.
Rama: Raporti ndikoi pozitivisht
Kryetari i opozitës u takua me kreun e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR Jonathan Stonestreet me të cilin bashkëbisedoi për më shumë se një orë në një takim ku ishin të pranishëm edhe deputetët Vasilika Hysi dhe Damian Gjiknuri.
"Raporti përfundimtar është gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur. Ndryshe nga raporti i vitit 2009, këtë herë ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik", tha Rama.
Nga ana e tij, Stonestreet theksoi se duhen kryer rregullimet ligjore për zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij duhet të krijohen kushtet që të rritet besimi i njerëzve tek zgjedhjet.
Reformat
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Topalli: Opozita të flasë me vepra
“Statusi? Përgjegjëse qeveria”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika 21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis. Berisha: Rezolutë për integrimin
Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën për bashkëpunim në hartimin e një rezolute për procesin e integrimit të Shqipërisë. Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
Lajmet kryesore
Berisha: Rezolutë për integrimin
Ftesë opozitës për bashkëpunim
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Tiranë, burri vret me thikë gruan
KiE: Të ndalet aborti i foshnjave femra