E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konservatorët e Merkelit tronditen në zgjedhjet rajonale

Humbje të thellë CDU pësoi në Turingi, ndërkohë që rezultat jo të mirë mori edhe në Zares. Më të qëndrueshme pozitat e konservatorëve u shfaqën në Saksoni.

Zgjedhjet rajonale në Gjermani janë një test për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që pritet të zhvillohen më 27 shtator, për të cilat pritet një fushatë e nxehtë elektorale mes kristian-demokratëve dhe social-demokratëve.

Rreth 20,6 milionë qytetareve me të drejtë vote iu kërkua të zgjedhin parlamentin e ri në landet e Saksonisë, Turingisë dhe Zarës, si dhe përfaqësuesit e komunave në qarqe e qytete.

Social-demokratët dhe partitë e majta po shpresojnë se do të arrijnë ta rrëzojnë CDU-në në këto dy landet e fundit, dhe të majtët, trashëgimtarë të komunistëve të Gjermanisë Lindore, mendojnë se do të marrin më në fund një pjesë të pushtetit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›