Super Inter shkatërron Milanin në derbi
Ndeshja ishte e balancuar në minutat e para, deri kur Tiago Mota zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, pas një aksioni spektakolar të zikaltërve. 7 minuta më pas, Diego Milito dyfishon, pasi shndërroi në gol një penallti të fituar nga Samuel Eto, pas ndërhyrjes së Gatuzos, i cili do të dilte me karton të kuq në pjesën e dytë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, është mbrojtësi brazilian Maikon që shënon pas një kombinimi me Militon, duke i
dhënë avantazhin e trefishtë Interit.
Në pjesën e dytë, skuadra e Hoze Mourinjos pati edhe raste të tjera shënimi, por vetëm në minutën e 67-të Stankoviç do të shënonte golin e katërt, pas një supergjuajtjeje nga 30 metra, duke e çuar topin në trekëndëshin e majtë të portës së Storarit.
Përfundon 4-0, me një super Inter që i jep Milanit një leksion futbolli dhe bën që derbi i parë për trajnerin Leonardo të jetë një kujtim i hidhur.