Kosovë, rreth 1900 të zhdukur në luftën e fundit
Në Ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, familjarët e tyre kanë kërkuar edhe një herë ndriçimin e fatit të rreth 1 900 personave të zhdukur që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.
Pas një performance para Teatrit Kombëtar, familjarët për një orë janë mbështetur në rrethojën e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke çuar mesazhin te institucionet që të bëjnë më shumë për gjetjen e më të dashurve të tyre. Zepe Rukolli, nga Rezalla e Skenderajt, ndonëse ka mbushur 74 vjeçe dhe nuk është mirë me shëndet, vazhdon tu bashkëngjitet aktiviteteve që organizohen për të kërkuar zbardhjen e fatit të më të dashurve të saj, që i humbi në masakrën e Rezallës. Ajo kishte ardhur sot në Prishtinë, së bashku me djalin për të marrë pjesë në shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur, të organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.