Konservatorët Evropianë dënojnë sulmin ndaj Berluskonit
"Atentati kundër kryeministrit italian, Silvio Berluskoni është për të ardhur keq, dhe në emër të PPE-së e dënojmë plotësisht'', theksoi në një komunikatë presidenti i konservatorëve evropianë, Wilfried Martens.
"Akte të tilla dhune politike nuk kanë vend në Evropë në shekullin e 21-të'', shtoi Martens.
Partia e Popullit për Liri (PDL) e Berluskonit është një nga anëtaret e PPE-së.
Parmbrëmë, në përfundim të një mitingu politik, Berluskoni u godit në fytyrë nga një person me probleme mendore.
Kryeministri italian, i cili do të qëndrojë në spital edhe sot, u plagos në buzë, ka thyer dy dhëmbë dhe pësoi fraktura në hundë.